Të paktën katër lote të rrugës Elbasan-Qafë Thanë janë sot në faza të ndryshme të ndërtimit teksa qeveria parashikon që të hapë tenderin për dy lotet e tjera 5 dhe 6 së shpejti. Gjatë një inspektimi në lotin 3 të punimeve zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se kjo rrugë merr rëndësi të veçantë si pjesë e korridorit të VIII. Kreu i ARRSH konfirmoi se tashmë është dakordësuar pika ku do të përfundojë pjesa e rrugës në territorin Shqiptar dhe ku do ta marrë atë pala maqedonase. Gjatësia e tunelit është 5.8 kilometra i gjatë thuajse sa tuneli i Llogarsë.
“Ndodhemi sërish në korridorin 8 në segmentin e 3 të Elbasan-Qafë Thanë. Është pikëtakimi i dy segmenteve 2 dhe 3. Kemi nisur punën në segmentin 3 dhe 4 . Segmentet janë të fragmentuara për shkak të gjeologjisë. Jemi në një zonë tek Kthesa e Murrashit nga Labinot Fusha në drejtim të Librazhdit. Gjeologjia ka qëlluar e mirë por jemi terren kodrinor dhe nuk kemi komoditetin që kishim në 1-2 që ishte në shtratin e Lumit” tha Balluku.
Gjatë parashtrimit drejtori i ARRSH tha se aktualisht po o punohet me OSSH për spostimin e linjave të shpërndarjes për të hapur frontin e punës pasi janë disa prej tyre që ndodhen mbi trupin e rrugës. Ai nënvizoi se segmenti i dytë i rrugës është 3.2 kilometra me gjerësi 28 metra. Trupi i rrugës ka katër korsi dhe është një rrugë e kategorisë B dhe me shpejtësi 90kilometra në orë të lejuar por projektuar për 130 km. Në segmentin e tretë punimet nisën në dhjetor dhe është kryer një volum prej 5.5 për qind e totalit.
“ Ndërkohë që po ndërtojmë segmentin 1 dhe 2 të korridorit të 8 që nis nga Elbasani Qafë-Thanë kështu quhet projekti por do shkojmë në ndarjen e re që kemi dizajnuar dhe dakordësuar me Maqedoninë e Veriut pasi synimi është që të kemi një dalje të re që lidh vendet me një tunel dhe do jemi afërt Urës së Bushtricës. Kemi arritur një dakrodësi ku do përfundojmë ne dhe ku do ta marri ata. Kemi një tunel afërsisht me gjatësi 5.8 kilometra, i afrohet atij të Llogarasë dhe mendojmë që është pika më e mirë pasi shkurton 24 km rrugë dhe koston financiare” tha Berberi.
Ndërkohë zv.kryeministrja njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se përfitimi në kohë nga ky shkurtim rrugë është i madh po të kemi parasysh që kjo rrugë është pjesë e korridorit të 8 dhe do të pasohet me veprën e re nga Elbasani në Lekaj.
“Pra tek rrethrroturllimi i Rrogozhinës ku kryqëzohet me Korridorin Blu dhe ajo që është e rëndësishme është që ne kemi mundësinë që të kemi një rrjet të plotë që do të jetë në shërbim të Portit të Durrësit dhe Portit të Thatë në Strugë. Mbetet Loti i 5 dhe 6 për të cilët do të shpallim garën shumë shpejt në mënyrë që të mbyllim pjesën nga Labinoti deri në dalje të Librazhdit” tha Balluku. Loti 3 i Elbasan-Qafë Thanë është një nga ata me angazhim më të madh për shkak të një ure 300 metra të gjatë dhe 32 metra të lartë teksa do të ketë edhe dy tunele një 500 dhe një 300 metra të gjatë. Gjatë inspektimit theksi u vu tek Bypassi i Elbasanit që është një projekt tjetër që duhet të shihet me prioritet pasi lidh tre autostrada: atë nga Elbasani në Maqedoninë e Veriut, atë Tiranë-Elbasan dhe atë nga Elbasani në Rrogozhinë./O.S