Mosha normale kur fëmija fillon të flasë, këto janë rastet kur duhet të shqetesoheni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bëhet fjalë për dembelizëm apo kemi të bëjmë me një problem në zhvillimin e fëmijës? Kjo është pyetja që prindërit i bëjnë vetes kur fëmija vonon të flasë.

Por përse nuk flet ende fëmija juaj?

Edhe pse fëmija në moshën 2 vjeçare nuk flet ende, ka mënyrën e vet së të komunikuarit, përdorin një strategji të caktuar për të shprehur nevojat e tyre. E folura e fëmijës është një aftësi që zhvillohet në mënyrë natyrale dhe me kalimin e kohës, ndërkohë prindërit duhet ta stimulojnë sa më shumë dhe në mënyrë natyrale, pra pa e forcuar.

Pas vitit të dytë të jetës jo të gjithë fëmijët flasin, dhe këtu fillon gabimi i prindërve. Ata nga ankthi fillojnë të bëjnë krahasime duke harruar se fëmijët janë etapa të ndryshme zhvillimi.

Disa fëmijë përqëndrojnë më mirë energjitë e tyre në proçesin e zhvillimit motorrik dhe më pas zhvillojnë gjuhën, dhe kjo është e njohur si maturimi i sistemit vestibular (organi i ekuilibrit) që ndodhet prapa veshit. Ky sistem maturohet pikërisht nga zhvillimi motorrik i fëmijës, i cili ka rëndësi edhe në zhvillimin gjuhësor.

Kur mund të shqetësohemi?

Sipas të dhënave të ekspertëve, dhe konkretisht mjekes Antonella Sagone, të publikuara në “Pampers”, nuk mund të flasim për një vonesë edhe në moshën 4 vjeçare nëse fëmija nuk artikulon qartë por paraqet një zhvillim të mirë të përgjithshëm dhe shpreh disa fjalë. Sipas ekspertëve fëmija mund të fillojë të komunikojë me ju jo vetëm nëpërmjet fjalëve, por edhe nëpërmjet gjesteve të cilat shpesh shoqërojne edhe “fjalët” që ai është duke thënë.
Fëmijët janë të ndryshëm

Disa fëmijë kuptojnë gjithçka por fillojnë të flasin pas vitit 2-3 të jetës, disa fëmijë të tjerë prodhojnë disa tinguj që nuk tregojnë asgjë, disa të tjerë flasin aq mirë me gjeste sa nuk kanë nevojë të përdorin fjalët, pra të në momentin që fëmija ka një zhvillim të mirë të përgjithshëm ju nuk duhet të shqetësoheni. Në momentin që vendosin të flasin këta fëmijë do të jenë ekspertë të vërtetë dhe madje do të thonë edhe fjalë tepër te veshtira./E.Ç

Të fundit

“Berisha duhet ta vazhdojë betejën në Parlament”, Doris Pack mesazh për opozitën

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka komentuar në News24 situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën...

Çfarë është festa e Tomorrit!

Festa e Malit të Tomorrit është ngjarja më e madhe fetare e bektashinjve dhe një nga pelegrinazhet më të rëndësishme shpirtërore në Shqipëri. Ajo...

Plakja e trurit nis më herët se sa mendonit, studimi zbulon shifrat tronditëse

Ideja që “fillon të plakesh pas të 50-ave” është thjesht një shprehje sepse plakja është një proces kompleks dhe gradual që nis më herët,...

Nga 1 shtatori, Kanadaja do të heqë tarifat për produktet amerikane

Kanadaja do të eliminojë shumë nga tarifat që vendosi për mallrat e importuara amerikane dhe gjithashtu do të intensifikojë kontaktet e saj me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një...

Deep Purple për “Smoke on the Water”: Është si të kesh një buton që çmend publikun

“Shkuam të shihnim Frank Zappën në kazino Montreux. Por dikush qëlloi me një armë sinjalizuese drejt tavanit dhe – whoosh! I gjithë ndërtesa u...

Lajme të tjera

Web TV