Taksimi i profesioneve të lira, edhe këtë vit me formatet ekzistuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasqyrat e reja financiare e regjistrimet në QKB, zbatimi nis në 2025

Komisioni parlamentar për veprimtarinë prodhuese i dha dritën jeshile propozimit të Ministrisë së Financave për disa ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero listoi ndryshimet të cilat sjell ky ligj i ri, sipas së cilës taksimi i profesioneve të lira do të vijojë për këtë vit me formatet ekzistuese.

“Përfshin ndryshime në pjesën më të madhe të formularëve të regjistrimit të biznesit, në rikategorizimin e tatimpaguesve. Projekt-akti siguron tatimin e profesioneve të lira sikurse është parashikuar në ligj duke filluar nga data 1 janar 2024”.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi, u shpreh se me sistemin elektronik është duke u punuar, teksa kërkoi më tepër kohë për informimin e bizneseve.

“2024 në fakt ne do na shërbejë shumë mirë që së pasi ne të bëjmë një transparencë me subjektet të cilët do preken nga ligji i ri sa i përket detyrimit që ata do kenë për herë të parë për tatim-fitimin e shtuar apo tatim-fitimin normal”.

Ky akt normative parashikon që përgjatë vitit 2024 bizneset të vijojnë me deklarimin e pasqyrave të tyre financiare sipas ligjit ekzistues të vitit 2023, ndërkohë që sistemi i ri elektronik me ndryshimet e propozuara të jetë gati në Janar të vitit 2025./O.S

Të fundit

Shtohen aplikimet tek Ekonomiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Të premten e 29 gushtit nisin regjistrimet në shkollat e larta. Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë...

Tiranë, sekuestrohen pasuri mbi 26 milionë € të një 45-vjeçari

Pas Prokurorisë së Tiranës, edhe Policia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare në lidhje me sekuestrimin e pasurive të 45-vjeçarit Kristjan Koni,...

Merkatoja e futbollit, 8 nga 10 blerjet big u kryen në ishull

Vetëm 3 ditë para mbylljes së merkatos së kësaj vere, disa klube kanë bërë lëvizje gjigante, duke shpenzuar shifra marramendëse. Premier League dominon listën,...

Zyrtare: Futbollisti Arbnor Muja rikthehet në Belgjikë

Sint-Truiden VV ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Arbnor Muja, i cili vjen nga Samsunspor në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerjeje. 27-vjeçari...

Koncert në burgun e Fushë-Krujës! G-Bani këndon për të burgosurit

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur një koncert për të burgosurit në...

Lajme të tjera

Web TV