Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Ukraina epiqendra e vëmendjes së diskutimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina ishte në qendër të vëmendjes në ditën e parë të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mori garanci për vazhdimësinë e mbështetjes gjatë takimeve me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Sidoqoftë, një takim i ardhshëm i nivelit të lartë për paqen dhe një propozim i Ukrainës për arritjen e paqes janë refuzuar deri më tani nga Rusia, e cila nuk merr pjesë në Davos.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është vendosur në epiqendër të vëmendjes gjatë ditës së parë të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Ai pati një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili shprehu mbështetjen e fortë për Ukrainën.

“Dua të shpreh mbështetjen e fortë të Presidentit Biden, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën. Kjo është në një kohë kur përballeni me sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj infrastrukturës, sulmet ndaj civilëve. E shohim këtë çdo ditë. Por shohim edhe kurajon e jashtëzakonshme, vendosmërinë e popullit ukrainas, vendosmërinë e forcave tuaja të sigurisë. Jemi të vendosur ta vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe po punojmë nga afër me Kongresin për këtë. E di se kolegët tanë evropianë po bëjnë të njëjtën gjë”, tha sekretari Blinken.

 

 

Në takim mori pjesë edhe këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

“Jemi të vendosur të punojmë së bashku me ju, aleatët dhe miqtë, për t’u siguruar që Rusia do të dështojë dhe Ukraina do të mbizotërojë. Mezi presim të bisedojmë sot për të gjitha detajet se si do t’ia arrijmë kësaj”, tha zoti Sullivan.

Presidenti Zelenskyy shprehu mirënjohjen dhe besimin për vazhdimësinë e mbështetjes nga administrata amerikane dhe Kongresi.

“Ne mbështetemi tek partneriteti dhe roli juaj… Kemi mbrojtjen më të mirë ajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe miqtë tanë evropianë… Faleminderit shumë që jeni në anën tonë”, tha Presidenti Zelensky.

Lexo edhe :  Reshjet e shumta të shiut mund të kontribuojnë në lloje të caktuara tërmetesh

Presidenti ukrainas pati më herët edhe një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në takimet në Davos pritet të diskutohet jo vetëm për ndihmën e menjëhershme për Ukrainën, por edhe për një rol për sektorin privat dhe publik për rindërtimin afatgjatë të këtij vendi.

Gjatë një takimi me drejtues të biznesit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri thirrje që Perëndimi të mos heqë dorë nga ndihmat për Ukrainën.

“…Ukraina mund të mbizotërojë në këtë luftë. Por, ne duhet të vazhdojmë të fuqizojmë rezistencën e tyre. Ukrainasve u duhet financim i parashikueshëm për gjithë vitin 2024 dhe për më tej. Atyre u duhen furnizime të vazhdueshme armatimesh për ta mbrojtur Ukrainën dhe për të rifituar territorin që i përket. U duhen kapacitetet për të zmbrapsur sulmet e ardhshme të Rusisë”, tha zonja von der Leyen.

Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kina dhe Lindja e Mesme janë mbledhur në Davos. Presidenti ukrainas Zelenskyy e paraqiti fillimisht formulën e tij për paqen në nëntor, gjatë një takimi të nivelit të lartë të Grupit të 20 vendeve me ekonomitë më të mëdha. Propozimi i tij bën thirrje ndër të tjera për rikthimin e integritetit territorial të Ukrainës, tërheqjen e forcave ruse dhe ndaljen e të gjitha luftimeve, si dhe lirimin e të gjithë të burgosurve.

Kremlini hodhi poshtë të hënën bisedimet në Davos rreth propozimit për paqe të Ukrainës, duke deklaruar se asgjë nuk do të arrihej, pasi Rusia nuk ishte pjesë e këtyre bisedimeve./O.S

Të fundit

Rezidenca madhështore me vlerë 3 milionë euro e Loredanës në Zvicër!

Ajo është një nga shqiptaret më të suksesshme ndërkombëtarisht. Loredana arriti shpejt të ngjiste shkallët drejt majave dhe gëzon...

Çfarë po ndodh? Shqipëria rikthen vizat për Bjellorusinë, ja kush do të bëjë përjashtim

Shqipëria ka pezulluar pjesërisht marrëveshjen për heqjen e vizave me Bjellorusinë. Vendimi është marrë të mërkurë nga Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit...

Kiara Tito na prezanton me vogëlushen Luna Mari, publikon foton e së bijës

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli para disa kohësh u bënë për herë të parë prindër të një vajze. Pas lindjes moderatorja shpesh herë ka shpërndarë...

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet ne magnitudë 4 Rihter ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Kretë të Greqisë. Sipas institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 34...

Si t’i pastroni bizhuteritë e floririt si profesionistë

Le ta pranojmë që bizhuteritë prej ari janë të bukura dhe me vlerë jo vetëm shpirtërore për disa njerëz, por edhe materiale pse jo....

Lajme të tjera

Web TV