Veliaj pret kryetarin e Bashkisë së Askolit:Bashkëpunim për shkollat,kopshtet dhe çerdhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti ne takim kryetarin e ri të Bashkisë së Askolit, Marco Fioravanti. Dy kryebashkiakët biseduan për bashkëpunimin dhe raportin special mes dy qyteteve. Në shenjë mikpritjeje dhe bashkëpunimi, Veliaj i dhuroi homologut të tij italian “Kullën e Sahatit”.

“Ne jemi pafundësisht mirënjohës për respektin, mikpritjen, solidaritetin, dhe suksesin që Italia ka siguruar për shtetasit tanë. Disa kanë ardhur me gomone, dikush me anije, në kushte jashtëzakonisht të vështira në vitet ‘90. Sot kanë studiuar, kanë filluar punë. Disa prej tyre janë bërë sipërmarrës. Ky raport special mes Italisë dhe Shqipërisë duhet të shkojë jo vetëm nga niveli i shtetarëve tanë të mëdhenj – kryeministri ynë dhe kryeministrja juaj kanë një raport special, – por edhe te niveli i qyteteve, te niveli i njerëzve apo edhe institucioneve, siç janë shkollat apo siç janë punët që ne mund të bëjmë për fëmijët, edhe të mësojmë nga njëri-tjetri. Ju uroj sukses në fillimin e këtij mandati dhe duke shpresuar shumë që është fillimi i një raporti special mes qyteteve tona”, tha Veliaj.

  • foto galeri

Nga ana e tij, kryebashkiaku Marco Fioravanti tha se eksperiencën që ai dhe ekipi i tij kaloi në Tiranë do e çojë edhe në Itali, teksa theksoi se në kryeqytetin shqiptar ka shumë për të mësuar.

“Është vërtet një nder i madh për mua t’ju njihja juve, sepse jeni një kryebashkiak i shkëlqyer. Sidomos nisur nga ky takim, dua që eksperiencën tuaj mund ta sjellim edhe në Itali, në komuna, për ta bërë edhe më të hapur territorin në Ascoli Piceno. Komplimente për gjithçka keni bërë dhe po bëni. Ju ftoj që të vini të na vizitoni në Ascoli Viceno”, u shpreh ai./O.S

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV