Çfarë i ndodh organizmit po të pini qumësht kur jeni me grip?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekët janë të mendimit se shumica e simptomave të të ftohurës janë si rezultat i reagimit të fortë të trupit ndaj viruseve. E ftohura nis kur virusi arrin tek hunda e njeriut dhe lidhet me një qelizë të vetme.

Virusi e merr peng qelizën që të infektojë shumë të tjera.

Ndërkohë mesazhi i mbërritjes së një virusi të huaj angazhon një sërë proteinash, rruazash të bardha, enë gjaku dhe vetë trurin për të luftuar virusin pushtues.

Në këto ditë, organizmi ka nevojë për ushqime dhe pije të shëndetshme ndërkohë që disa produkte duhen shmangur medoemos.

I tillë është rasti i qumështit.

A duhet shmangur qumështi kur jeni të ftohur?

Shumë njerëz besojnë se qumështi i ngrohtë bën mirë kur jeni të ftohur.

Sipas informacioneve, pirja e qumështit trash secrecionet ekzistuese dhe irriton fytin. Përpos qumështit, disa ekspertë nuk e rekomandojnë konsumin e akullores dhe produkteve të tjera të bulmetit. Ata shpjegojnë se produkte të tilla irritojnë stomakun.

Gjithsesi, nëse doni patjetër ta konsumoni, pijeni në temperaturë ambjenti.

Bllokimet e rrugëve të frymëmarrjes nga sekrecionet e tepërta mund të kurohen në mënyra të ndryshme.

Banja me avull, gargara me ujë të kripur dhe lëngjet e ngrohta ndihmojnë në eliminimin e sekrecioneve.

Kurat më të mira kundër të ftohurës kronike
Çaj Me Xhenxhefil

Një filxhan me çaj të ngrohtë xhenxhefili jep përmirësime të menjëhershme.

Përbërësit e xhenxhefilit hidhen menjëherë në sulm kundër inflamacionit dhe lehtësojnë daljen e sekrecioneve nga organizmi.

Çaji ka shije të mirë dhe nga ana tjetër furnizon organizmin me lëngjet e nevojshme për të mposhtur të ftohurën.

Mjaftojnë dy filxhanë me çaj xhenxhefili në ditë për të larguar të ftohurën kronike.

Lexo edhe :  Plastika kërcënim serioz, ja sëmundjet që shkakton nga fëmijët deri tek të moshuarit

Ëmbëlsojeni me mjaltë nëse dëshironi.

Shurup me mjaltë dhe qepë

Nëse e ftohura kronike shoqërohet me kollë dhe sekrecione, atëherë kombinoni mjaltin dhe lëngun e qepës.

Kjo kurë është ideale për të çliruar kraharorin nga sekrecionet bllokuese.

Gargara është një nga kurat më të lashta por më efikase kundër fytit të thatë, kollës dhe të ftohurës kronike.

Uji i ngrohtë me kripë, uthull molle dhe sherebelë të thatë është kura më e mirë për të bërë gargarë dhe shëruar rrugët e frymëmarrjes.

Gargara përsëritet disa herë jo vetëm për të nxjerrë sekrecionet, por edhe për të rregulluar ngjirjen e zërit dhe lehtësuar frymëmarrjen./E.T

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV