Shkencëtarët po zhvillojnë një metodë për të “ngjitur” plagët në vend që t’i qepin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët zviceranë po zhvillojnë një metodë për të “ngjitur” plagët në vend që t’i qepin, pasi kjo mund të ndihmojë në parandalimin e komplikimeve kërcënuese për jetën e shkaktuar nga qepjet.

Një ekip kërkimor nga Laboratori Federal Zviceran për Shkencën dhe Teknologjinë e Materialeve (Empa) dhe Instituti Federal i Teknologjisë ETH Cyrih ka aplikuar tani për një patentë për procesin, tha Empa.

Në parim, “ngjitja” e plagëve funksionon njësoj si bashkimi i dy metaleve: nevojitet një saldim që shkrihet në temperaturë të ulët dhe mund të përdoret për bashkimin e dy pjesëve, transmeton Swissinfo.

Në rastin e metaleve, zakonisht përdoret një përzierje e metaleve me bakër. Për të trajtuar plagët, studiuesit kanë zhvilluar një pastë proteinike xhelatine që shërben si ngjitës. Pasta përmban dy lloje nanogrimcash: të ashtuquajturat nanogrimca të nitridit të titanit, të cilat shndërrojnë dritën në nxehtësi kur pasta rrezatohet me lazer dhe nxehet.

Një lloj tjetër nanogrimcash janë grimcat vanadate të bismutit, të cilat veprojnë si një lloj termometri, tha Empa, duke deklaruar se këto grimca lëshojnë dritë të një gjatësi vale të caktuar në varësi të temperaturës dhe kështu mundësojnë kontroll të saktë të temperaturës në kohë reale.

Në testet laboratorike me mostra të ndryshme të indeve të organeve, të tilla si, për shembull, pankreasi ose mëlçia, studiuesit arritën shërim të shpejtë dhe të qëndrueshëm të plagëve.

Testet ishin gjithashtu të suksesshme në indet nga uretra, tubat fallopiane dhe zorrët, tha Empa.

Rezultatet e hulumtimit u publikuan në revistën “Small Methods”./E.Ç

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV