Bill Gates parashikon se si inteligjenca artificiale do të ndryshojë jetën tonë në 5 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bill Gates parashikon se inteligjenca artificiale do të jetë transformuese për të gjithë ne brenda pesë viteve të ardhshme.

Rritja e inteligjencës artificiale (AI) ka ngjallur frikë se teknologjia do të eliminojë miliona vende pune në mbarë botën. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) raportoi këtë javë se rreth 40% e vendeve të punës në mbarë botën mund të preken nga AI.

Gates jo domosdoshmërisht pajtohet me këtë nocion, por ai beson se historia tregon se me çdo teknologji të re vjen frika dhe më pas mundësia e re.

“Siç ndodhi me produktivitetin bujqësor në vitin 1900, kur njerëzit thonin ‘Hej, çfarë do të bëjnë njerëzit?’ Në fakt, u krijuan shumë gjëra të reja, shumë kategori të reja pune dhe ne jemi shumë më mirë sesa kur të gjithë bënin punë në fermë,” tha Gates.

Në një intervistë me Fareed Zakaria të CNN, Gates parashikoi se AI do t’ua bëjë jetën më të lehtë njerëzve. Meqenëse nuk ka nevojë për “shumë pajisje të reja”, Gates tha se qasja në AI do të bëhet përmes “telefonit ose kompjuterit.”

Ai shtoi gjithashtu se përmirësimet e ChatGPT-4 të OpenAI ishin “dramatike” sepse ai “në thelb mund të lexojë dhe të shkruajë”, kështu që “është pothuajse si të kesh një punonjës për të qenë mësues, për të dhënë këshilla shëndetësore, për të ndihmuar në shkrimin e kodeve etj.”

Ai tha se përfshirja e kësaj teknologjie në sektorët e arsimit ose ato mjekësore do të jetë “fantastike”.

Microsoft ka një partneritet shumë miliarda dollarësh me OpenAI. Gates mbetet një nga aksionerët më të mëdhenj të Microsoft.

Lexo edhe :  YouTube prezanton rregulla të reja: inteligjenca artificiale do të gjejë moshën tuaj

FMN ka një pikëpamje shumë më pak optimiste. Sipas FMN-së, AI do të thellojë pabarazinë nëse nuk merren masa./E.Ç

Të fundit

Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Dhëmbë më të bardhë në shtëpi, pa rreziqe Peroksidi i hidrogjenit, i njohur zakonisht si ujë i oksigjenuar, është një...

“The Sun”: Turistët britanikë i drejtohen Rivierës Shqiptare

Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The...

Ishte i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë, presidenti finlandez: Putini s’është i besueshëm

Presidenti finlandez Alexander Stubb, i pranishëm me udhëheqës të tjerë evropianë në takimin e Shtëpisë së Bardhë, nuk i beson shumë Vladimir Putinit. Ai ka...

Studentja britanike fiton 2 mijë funte nga shitja e pikturave të bëra nga minjtë

Një adoleshente ka fituar 2,000 funte nga shitja e pikturave të bëra nga minjtë e saj shtëpiakë në Vinted, dhe thotë se planifikon ta...

Inteligjenca Artificiale krijon antibiotikë kundër dy sëmundjeve

Inteligjenca artificiale ka shpikur dy antibiotikë të rinj potencialë që mund të vrasin gonorrenë dhe MRSA-në rezistente ndaj ilaçeve, kanë zbuluar studiuesit. Ilaçet u projektuan...

Lajme të tjera

Web TV