Duhanpirja te adoleshentët në Shqipëri, në shifra alarmante

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

OKB: Shqipëria, shifra më të larta në nivel global

Në Shqipëri, duhanpirja tek të rinjtë vijon të jetë në nivele shqetësuese. E teksa në raportin e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhanpirja në nivel global ka pësuar ulje tek grupmosha 13-15 vjeç, e kundërta ndodh me vendin tonë.

Shqipëria qëndron në nivele të larta të duhanpirjes në këtë grupmoshë.

“Shifrat aktuale që ka sot Shqipëria në krahasim me nivelin botëror, ende qëndrojnë të larta. Pothuajse shifra në këtë grupmoshë edhe për djemtë edhe për vajzat është dyfishuar. Në nivel botëror është 5.1 %, në Shqipëri është 9.3 %”, thotë Roland Shuperka.

Referuar edhe studimeve të Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëri femrat janë duhanpirëset më të mëdha se meshkujt.

“Dunhanpirja tradicionale e zakonshme është në shifrat 11 % në nivel botëror, ne e kemi 15, 3 %. Sot janë 1 miliardë e 250 milionë duhanpirës në nivel global. Shifrat e duhanpirjes tek femrat kanë tendencë rritje në krahasim me meshkujt”.

Referuar raportit të fundit mbi konsumin e duhanit në nivel global, 1 në 5 të rritur është duhanpirës, krahasur me vitin 2000 ku shifrat tregonin se 1 në 3 të rritur ishte duhanpirës./O.S

Të fundit

Thellohet kriza Lapaj-Shabani, largohet nga “Thurje” këshilltari bashkiak i Korçës

Thellohet kriza në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit. Pas Pano Sokos dhe Rigerta Lokut...

Qeparo/ Pas lirimit të hapësirave, bashkia Himarë vendos çadra falas për pushuesit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Teksa ka ndarë pamje nga plazhi në Qeparo, kreu i qeverisë shprehet se...

Fuga për sagën Lapaj-Shabani: Vunë teze e dajo në lista për të mos u bërë deputetë

Artan Fuga ka komentuar atë që ndodhi mes partive të Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt. Ai thotë se është për t’u mahnitur, se si dy...

Rusi/ Rrëzohet një aeroplan me 49 persona në bord, mes tyre edhe disa fëmijë

Një aeroplan pasagjerësh An-24 me është rrëzuar gjatë një fluturimi mbi Rajonin Amur të Rusisë. Sipas Vasily Orlov, guvernator i Rajonit Amur në Lindjen e...

‘Plas’ sherri me sende të forta në Lumin e Shalës, disa të rinj të plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën turistike të Lumit të Shalës, ku disa të...

Lajme të tjera

Web TV