Partneri mund të kishte prishur familjen nga lajmet, Olta Gixhari ka dy fjalë për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë në ‘Top Albania Radio’ Olta Gixhari ka folur gjerë e gjatë për shtatzëninë, ‘Big Brother Vip’, filmin në ‘Kuadër të Dashurisë’ dhe jo vetëm. Duke u ndalur te pritja e saj të ëmbël, aktorja tha:

“Shtatzënia e dytë po më duket më e lodhshme se e para. Ende nuk e kam zbuluar gjininë e fëmijës sepse dua t´i bëj një festë.”

E pyetur nëse ajo e kishte parë filmin ‘5 Herë Jo’ dhe nëse mund të bënte një krahasim me filmin ‘Në Kuadër të Dashurisë’, aktorja komentoi:

‘Po e kam parë filmin ‘5 Herë Jo’ por nuk krahasohen pasi janë komplet dy gjëra të ndryshme. ‘Në Kuadër të Dashurisë’ ka skenar më të mirë dhe më profesional. Kjo ishte pika më e fortë, përveç aktorëve kryesorë.’

Duke folur për BBVIP, Olta falenderoi bashkëshortin, duke thënë se është heroi i saj sepse ka kaluar shumë ”dallgë” kur ajo ishte në BB VIP

“I kam ndjekur emisionet në netët prime, thonë që ky kast është më i mirë se ai vjetshmi dhe mendoj se dhe kasti i vitit tjetër do të jetë më i mirë se ai këtij viti. Unë do të doja ta provoja përsëri si eksperiencë. Dua të falenderoj bashkëshortin tim që për mua është heroi im sepse ka kaluar shumë ”dallgë” kur unë isha në BB VIP ndaj komenteve të shëmtuara rreth meje apo familjes tonë. Po të ishte ndonjë bashkëshort tjetër mund të kishte prishur edhe familjen”, u shpreh Olta./E.Ç

Të fundit

Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

Policia ka zhvilluar në aksion në zonën e Shkozetit në Durrës., ku se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri...

Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator...

OpenAI nën akuzë të rëndë: ChatGPT “inkurajoi” 16-vjeçarin t’i jepte fund jetës

Kompania amerikane OpenAI, që ka krijuar ChatGPT, është përfshirë në një skandal të rëndë pasi familja e një adoleshenti 16-vjeçar nga Kalifornia ka ngritur padi ndaj...

28 Gusht 1916 – Dy shpallje lufte në Europën e Luftës së Parë Botërore

28 gusht 1916 – Gjermania i shpall luftë Rumanisë – Italia i shpall luftë Gjermanisë.   Lufta e Parë Botërore filloi në vitin 1914 mes dy...

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën botërore. “Burokracia nuk ka për të...

Lajme të tjera

Web TV