Rita Ora i dedikon nënës një këngë për 60 vjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Rita Ora i ka uruar nënës ditëlindjen e 60-të, përmes një urimi emocionues në rrjetet sociale, duke sjellë një këngë që ajo i ka dedikuar Vera Orës.

Ajo ka njoftuar se kënga do të vijë në një version të ri me Keith Urban dhe do të jetë një vlerësim për të gjitha gratë në botë.

Rita nuk ngurron të shprehë gjithë vlerësimet për nënën e saj e cila e ka rritur me shumë dashuri, ndërsa ka ndarë me ndjekësit edhe pjesë nga kënga. Në në pjesë të tekstit Rita dëgjohet tek thotë se kur po kalonte një periudhë të vështirë nëna i tha “mos qaj zemra ime, se në vena ke gjakun tim”.

“GËZUAR DITËLINDJEN MAMA! Ne kemi kaluar gjithçka së bashku, ti ke qenë gjithmonë një frymëzim kaq i bukur në jetën time dhe në muzikën time. Doja të shkruaja një këngë për ty për një kohë të gjatë, kështu që kur Shape Of Me u shkrua nga unë dhe skuadra e albumit “You & I” dhe u publikua, më në fund arrita të ndaj gjithë sa kam ndjerë për ty . Me të vërtetë u bë e qartë se sa shumë dashuri më ke treguar dhe sa shumë më keni mësuar ndër vite!! Pra, ka mënyrë më të mirë për të thënë Gëzuar Ditëlindjen, dhe për të njoftuar se kënga do të vijë në një version tjetër me të mrekullueshmin Keith Urban, dhe do të publikohet më 26 janar, Nuk mund ta besoj që kam një këngë me vetë legjendën, është një nder i madh! Ai më ndihmoi ta bëj atë shumë më të veçantë pasi kjo këngë po tregon gjithashtu vlerësim për të gjitha gratë në jetën tuaj! Dhe solo i kitarës me Keith është IKONIKE! Ndaj mama kjo surprizë është për ty! Gëzuar 60-vjetorin!

Lexo edhe :  Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

“Po mamaja ime e ka atë zemër, ajo tha mos i lër të ikin copëzat që të mbajnë të re…”/E.Ç

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Të fundit

SHBA i kthen shpinën botës? Mbyllja e USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim,...

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane. Këshilli do të merret me...

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga...

Poshtnimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, me bekimin e Albin Kurtit!

Nga Halil Matoshi 1. Thirrjet fashiste të maqedonëve sllavë kundër shqiptarëve në nji lojë sportive në Kumanovë, janë vula e fshehun e klerofashizmit të VMRO-së dhe...

Tensione në Sunny Hill, Dua Lipa qëllohet me bluzë në fytyrë

Në një skenë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Dua Lipa është përballur me një moment të pakëndshëm në “Sunny Hill Festival”. Teksa...

Lajme të tjera

Web TV