Alarmi për fruthin, ekspertët në Britani paralajmërojnë përhapjen e virusit vdekjeprurës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani ka bërë thirrje se personat e prekur me fruth duhet të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Shifrat zyrtare tregojnë se ka pasur 216 raste të konfirmuara që nga tetori i vitit të kaluar ku 80% e rasteve u identifikuan në Birmingham, nisur nga fëmijë të moshës 10 vjeç.

Jenny Harries, mjeke britanike e Shëndetit Publik ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar duhet të ndryshojë tendencën në rënie të vaksinimit në të gjithë vendin.

“Mjekët kanë punuar gjatë gjithë kohës në përpjekje për të kontrolluar shpërthimin e virusit, por me marrjen e vaksinave në disa komunitete, tani ekziston një rrezik shumë i madh për të parë përhapjen e virusit në qytete të tjera”.

“Fëmijët që preken nga fruthi mund të jenë shumë të dobët dhe prandaj mënyra më e mirë që prindrërit duhet të bëjnë për të mbrojtur fëmijët e tyre nga fruthi është vaksina MMR. Dy doza të kësaj vaksine japin mbrojtje gjatë gjithë jetës”, përfundoi mjekja.

Ekspertët gjithashtu tregojnë se epidemia e fruthit mund të përhapet shumë më lehtë tek fëmijët e pavaksinuar, veçanërisht në çerdhe dhe shkolla ku rastet më të rënda mund të çojnë deri në vdekje./E.Ç

Të fundit

28 gusht 1521: Osmanët zgjerohen në Evropë, Sulejmani i Madhërishëm merr Beogradin

Në fillim të shekullit XVI, Perandoria Osmane ishte në një fazë të fuqishme të zgjerimit territorial. Nën udhëheqjen e...

Horoskopi ditor, 28 Gusht 2025

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si...

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

Lajme të tjera

Web TV