Basha: Të alokohen 5 mld lekë ndihmë ushtarake për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se të hënën do të dorëzojnë një amendament për buxhetin e shtetit, ku do të kërkojnë 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën.

“Javën tjetër PD, amendament për buxhetin e shtetit dhe do kërkojë rialokim të rreth 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën. Presim që të paktën për këtë interes social, të sigurisë tonë kombëtare, sigurisë së Kosovës dhe qëndrimit në krah me mjete modeste, pres që kjo të mos bie në nivelin e debatit politik ku e kanë futur protagonistët e teatrit të përditshëm. Që kjo të mos mbetet në kuadër të propozimeve, do marrë formë ligjore. Ekspertët ekonomikë të PD, kanë hartuar një amendament të plotë në përputhje me buxhetin e 2024.

Ky amendament që do depozitohet të hënën do kërkojë alokimin e 5 mld lekë të reja si ndihëm ushtarake për Kosovën. Se kam fjalën për pajisje të vjetra të FA, kam parasysh financa në dispozicion të autoriteteve të Kosovës”, tha Basha./e.t

Të fundit

Cipa dhe liria

Nga Ben Andoni Sikur dikush do arrinte ta prekte e ta hiqte cipën e shoqërisë sonë, atëherë do të trandej...

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,” deklaroi presidenti Donald Trump në...

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë grave të drejtën e votës...

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar....

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Lajme të tjera

Web TV