Historike! Anija kozmike e Japonisë mbërrin në Hënë me sukses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Misioni “Slim” i Agjensisë Hapësinore Japoneze mbërrin në Hënë, duke u konsideruar një sukses i jashtëzakonshëm, duke e bërë Japoninë kombin e 5-të në këtë arritje, pas SHBA, Rusisë, Kinës dhe Indisë. Landeri i nisur në 7 shtator 2023 nga Toka, preku sipërfaqen e Hënës në orën 16:22 të 19 janarit 2024, në anën e fshehtë të saj.


“Slim” ka zgjedhur si objektiv eksplorimi kraterin Shioli, që ndodhet në rajonin e quajtur Oceanum Procellarum, ku hipotezohet se manteli hënor është i ekspozuar në sipërfaqe. Mundësia e studimit të shkëmbinjëve dhe përbërjes së tyre në këtë zonë, mund të jetë shumë i rëndësishëm për të kuptuar më mirë edhe origjinën e Tokës dhe Satelitit të saj.

Në mision, janë dy Rover që do analizojnë terrenin, ku i pari ka instrumente shkencore për matjen e temperaturës dhe radiacioneve, ndërsa tjetri është i pajisur me videokamerë.

Landeri nisi manovrat e uljes në oren 16:00 nga një lartësi prej 15 km nga sipërfaqja , duke kompletuar  uljen me precision të lartë në 22 minuta, pasi shënjestrimi ishte në një zonë prej 100 m, ndryshe nga uljet e mëparshme që parashikonin disa km./O.S

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV