Humbi shikimin nga shpërthimi i minave/Ish-minatori apel për ndihmë: Dua bukë për fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhelal Zhubi nga fshati Kalimash i Kukësit prej 30 vitesh ka humbur shikimin si pasojë e një aksidenti në punë në minierën e Kalimashit.

Për të kujdesen vajza 9 vjeçe dhe djali 8 vjeç, nxënës në shkollën 9-vjeçare të fshatit Kalimash. Edhe pse merr 50 mijë lekë në muaj nga pensioni i invaliditetit dhe përkrahja sociale, jetesa për 58 vjeçarin është tepër e vështirë.

“Vështirë që rrezik me i dhënë jetës fund. Fëmijët t’u u rrit e me kërkesa, gruaja është pak me probleme. Nuk e kam çuar se s’kam pas mundësi për ta kontrolluar.  Jo me frikë, por unë deri kur të dal vera, se pastaj më ndryshe. Nuk më zë gjumi i natës, e beson apo jo”.

Prej vitesh, Xhelali bashkë me dy fëmijët e bashkëshorten edhe ajo invalide strehohen në këtë banesë të rrënuar që ua ka lënë në përdorim vëllai. Siç shihet në pamje kushtet janë të mjerueshme….Çatia prej llamarine nuk i mbron nga shiu e era, ndaj natën nuk vënë gjumë në sy.

“Pika ime kryesorë është ajo. I thonë një fjale nuk kërkoj asgjë tjetër, pa bukë le të rrijë e një strehim t’ja lë fëmijëve”.

Ish-minatori Xhelal Zhubi kërkon strehim nga shteti pasi me të ardhurat nga pensioni nuk mund të ndërtojë shtëpi. Po kështu një apel përmes Report TV ua drejton dhe fondacioneve që mund të kontribuojnë për ndërtimin e një shtëpi të re./E.T

Të fundit

Rrëzohet avioni, humbin jetën gjashtë persona

Një aeroplan i vogël që transportonte staf mjekësor u rrëzua këtë pasdite në një lagje me popullsi të dendur...

Si mashtrohet shqiptarët me ilaçet? Përdoret imazhi i mjekëve

Nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe montazheve abuzive që u bëhen imazheve të mjekëve të njohur për qëllimi përfitimi shumë pacientë po bien pre...

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e së enjtes (7 gusht) në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt...

Kompjuter në shtëpi, dy qytetet shqiptare që e përdorin më shumë

Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit në raport me ato të...

Kujtohen sot 4 Dëshmorët e Atdheut që u vranë nga Dritan Dajti

Sot mbushen plot 16 vite nga një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e Policisë së Shtetit. Më 7 gusht të vitit 2009,...

Lajme të tjera

Web TV