Arsyeja biologjike pse nuk ndahesh dot nga ai edhe kur nuk të bën të lumtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krizat në çift i kalojnë të gjithë, kjo është pak po e sigurt. Mënyra se si ndodh dhe rezultati final që kanë varet nga të dy personat e përfshirë, por duhet të tregosh kujdes për të kuptuar nëse kriza që po përjeton është momentale, apo vendimtare.

Frika më e madhe që kanë shumica e personave në një lidhje është vetmia. “Ne jemi kafshë sociale dhe kemi lindur në familje dhe rritur në grupe. Natyra na ka bërë ta shohim gjithmonë veten si pjesë të një grupi”, thekson Dr. Mattia Cis, psikologe dhe psikoterapiste.

Ekziston një stigmë që flet për vetminë si një pjesë e karakterit, e cila lidhet me njerëzit e dobët, por në të vërtetë ajo është pjesë e të gjithëve dhe është e lidhur me natyrën tonë, thuhet në studime.

Kjo është aryseja kryesore biologjike që shkakton edhe frikën e ndarjes apo pavendosmërinë për të lënë partnerin që nuk të bën të lumtur. Në këtë pikë, hapi i parë nga ku nis ndryshimi është të kuptuarit se raporti në çift nuk është i vetmi burim përmbushjeje që ke në jetë.

Por si e dallojmë ne nëse jemi në një marrëdhënie që ka marrë fund apo një krizë kalimtare?

Pavarësisht dashurisë dhe raportit të mirë, çdo çift kalon në faza të caktuara që shkaktojnë probleme dhe kriza. Çelësi për t’i dhënë drejtim çdo problemi është ndërtimi i një ure komunikimi që nuk dështon dhe që do të kalojë gjithmonë përtej këtyre krizave.

Mbaj mend se “çifti i lumtur përgjithmonë” nuk ekziston dhe as nuk është një shembull për t’u ndjekur.

Nëse në përpjekje për të zgjidhur krizën që keni, kuptoni se marrëdhënia nuk po i bën mirë asnjërit prej jush, alarmi për ndarje rritet.

Lexo edhe :  Një makinë që futet kudo/ Flat Fiat, vetura më e ngushtë në botë

Ndërsa nëse marrëdhënia juaj ka karakteristikat e mëposhtme, duhet të ndaheni sa më shpejt:

Raporti në çift është më i rëndësishmi.
Familja, gjërat që pëlqen dhe koha që kalon me njerëz të tjerë është gjithmonë dhe më e pakët. Të dy jeni të fiksuar me njëri-tjetrin.

Nëse marrëdhënia është aryseja e njërit prej jush për të jetuar. Kjo gjendje është shumë e rrezikshme dhe mund të kthehet në problem shumë serioz.

Kur nevojat e tjetrit ke filluar t’i vendosësh para të tuave, marrëdhënia bëhet asimetrike dhe mund të përfundojë në abuzim emocional, psikologjik dhe seksual./E.Ç

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV