Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

BILD: A po planifikon Putini luftën e ardhshme në Ballkan përmes Serbisë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Prestigjiozja gjermane BILD ka bërë një analizë lidhur me situatën e brishtë të sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, ku sipas saj sinjalet e dhëna mund të jenë pjesë e “një planifikimi rus për të nisur një luftë të re në rajon”, dhe këtë “po e bën përmes Serbisë”. Ekspertët e Ballkanit, sipas BILD, paralajmërojnë se Putin po planifikon një luftë të re në Ballkan, para zgjedhjeve të Parlamentit Europain dhe këtë “fushë beteje” e shikojnë në Kosovë. “Putini do të krijojë një fushë të dytë beteje në Ballkan përpara zgjedhjeve evropiane me ndihmën e presidentit serb”, shkruan BILD. Eksperti serb Jakov Devçiç, kreu i zyrës së jashtme të Serbisë/Malit të Zi të Fondacionit Konrad Adenauer, të lidhur me CDU, tha se ka rryma të qarta pro-ruse në peizazhin politik serb dhe kjo u pa edhe në marrëveshjet e bashkëpunimit nënshkruar mes Serbisë dhe Rusisë që pas nisjes së luftës në Ukrainë.

“Sinjali i qartë: Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Rusisë nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunimin e ardhshëm – gjashtë muaj pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Serbia ende nuk po merr pjesë në sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Në maj 2023: Aleksandar Vulin (ish-shefi i inteligjencës) dhe Ivica Dacic (ministër i Jashtëm) përfaqësojnë Serbinë në konferencën e sigurisë në Moskë. Ka rryma të qarta pro-ruse në peizazhin politik serb. Të dy ish-shefi i inteligjencës Vulin dhe Daçiç përfaqësojnë pozicione pro-ruse. Moska është e vetëdijshme se si të irritojë Perëndimin politikisht”, tha Devçiç.

BILD vijon shkrimin ku thotë se “ndërsa Vulin dhe Daçiç janë në Moskë, ka trazira serioze mes ushtarëve të KFOR-it (NATO) dhe serbëve të Kosovës në veri të Kosovës. 30 ushtarë nga aleanca perëndimore u plagosën. Tensionet përshkallëzohen kur 30 paraushtarakë serbë të armatosur rëndë sulmuan oficerët e policisë në veri të Kosovës në shtator 2023. Vritet një polic kosovar. Vuçiç dislokon trupat në kufi”.

Në analizë theksohet edhe mungesa e Vuçiç në samitin BE-Ballkan në tetor 2023, i cili udhëton në Kinë dhe takohet me Putinin. Këtë fillim viti, Serbia shpall rifutjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, të cilin analiza e BILD ngre pyetjen nëse është mobilizim. “Situata në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është shumë e brishtë. Pa u rritur prania perëndimore në veri të Kosovës, nuk do të ketë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor”, tha Devçiç./BILD

———–

 

Biden përmend Ballkanin kur flet për rëndësinë e ndihmës për Ukrainën

 

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përmendur Ballkanin dhe rrezikun që i kanoset në rast se Shtetet e Bashkuara nuk vazhdojnë të dërgojnë ndihmë për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus, prej shkurtit të vitit 2022. Duke folur pas një konference me kryetarë të shteteve amerikane, më 19 janar, Biden e ka përmendur pozitën e fuqishme të Shteteve të Bashkuara në botë, dhe për sfidat me të cilat po përballen vendet tjera. “Nëse ne ndalemi, dhe Rusia vazhdon të luftojë dhe mposhtet Ukraina, çfarë mendoni se do të ndodhë me vendet e Ballkanit? Çfarë do të ndodhë me Poloninë deri te Hungaria? Seriozisht, mendoni për këtë. E ndryshon dinamikën”, ka thënë Biden, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ndihmuar më së shumti Ukrainën, prej nisjes së luftës, aktualisht përballen me bllokadë të disa republikanëve konservatorë, të cilët kanë dalë kundër ndarjes së mëtejshme të ndihmës për këtë shtet. Në pakon e Bidenit për ndihmë parashihen 50 miliardë dollarë për Ukrainën dhe 14 miliardë për Izraelin.

Edhe Bashkimi Evropian nuk ka arritur të ndajë fonde në vlerë të 50 miliardë dollarëve për Ukrainën, për shkak të vetos që e ka përdorur Hungaria. Muajin e kaluar, shefja e Zyrës së SHBA-së për Buxhet, Shalanda Young, ka thënë në një letër dërguar udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson që, nëse ndihma ushtarake përfundon, atëherë Kievi do të gjunjëzohet ndaj pushtimit rus. Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 111 miliardë dollarë për Ukrainën, prej nisjes së luftës, përfshirë 67 miliardë dollarë për blerje të pajisjeve ushtarake.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

Parandalimi i ndonjë konflikti në Ballkan

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pati përsëritur në nëntor të vitit të kaluar, se gjëja e fundit që do Perëndimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor është rikthimi i konflikteve, teksa e pati përmendur rëndësinë e pranisë së NATO-s. Pas sulmeve në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar, KFOR-i, misioni i NATO-s në Kosovë, e ka rritur praninë në këtë vend dhe tani numëron 4.500 pjesëtarë. Kosova e ka fajësuar shtetin e Serbisë për sulmin, ndonëse kjo e fundit ka mohuar gjithçka. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë. Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) tashmë ka lëshuar fletarrestim për të.

Lexo edhe :  Pesë arsye pse humbi Kamala Harris

———–

 

Fuqizohen forcat e Shqipërisë dhe Serbisë, ku renditet Kosova

 

Platforma “Global Fire Power”, e cila për çdo vit bënë vlerësimin e fuqisë ushtarake për 145 shtete të botës, ushtrinë e Kosovës e ka rankuar një vend më poshtë për vitin 2024, krahasuar me vitin paraprak. Ndërkohë shtete të Rajonit, si Shqipëria, Serbia dhe Kroacia kanë fuqizuar ushtritë e tyre duke shënuar ngritje në rankimin e kësaj platforme online.

Ushtria e Kosovës po fuqizohet me armë të reja e të sofistikuara, me më shumë buxhet e më shumë ushtarë që po i shtohen rreshtit me armë në dorë. Kjo ka ndikuar që në rankimin e përvjetshëm të “GlobalFirePower” Kosova të bie për një pozitë më poshtë për nga fuqia ushtarake. Në vitin 2024 nga 145 shtete në ranglistë, Kosova renditet e 135-ta, një vend më poshtë së në vitin 2023, kur ishte e 134-ta.

Sipas kësaj matje në përgjithësi buxheti për mbrojtje i Republikës së Kosovës kap vlerën 399 milionë dollarë për vitin 2024. Në personel ushtarak sipas të dhënave janë të gatshëm 7500 persona, përfshirë edhe rezervistët. Kosova sipas këtij indeksi nuk posedon asnjë mjet luftarak fluturuese, asnjë tank, por ka në inventar 922 automjete ushtarake transportuese e të blinduara. Në këtë vlerësim mungojnë dronët “Bajraktar” të blerë së fundmi nga Turqia, anti-tankët Javelin dhe mjete të tjera ushtarake.

Shqipëria për të dytin vit me radhë ka përmirësim për nga fuqia ushtarake. Në vitin e kaluar ishte ranguar e 91 duke u ngritur për 24 vende në krahasim me vitin 2022. Ndërkohë për vitin 2024 ajo është ngritur për një pozitë më lartë e 90-ta fuqi ushtarake. Buxheti që Shqipëria shpenzon për mbrojtje sipas “GlobalFirePoWer” kap vlerën 386 milionë dollarë.

Sipas të dhënave, Shqipëria ka 2335 ushtarë aktivë, dhe 660 pjesëtarë në forcat ajrore dhe 1000 në forcën detare. Ndërkaq posedon 19 mjete fluturuese, të gjithë janë helikopterë. Shto këtu faktin që gjatë javës së kaluar në tokën shqiptare arritën edhe dy helikopterë prej kontigjentit të helikopterëve amerikanë UH-60 Black Hawk. Liderë për nga fuqia ushtarake në Ballkanin Perëndimor mbetet Serbia, shtet që trashëgoi shumicën e armatimit pas shkatërrimit të Jugosllavisë.

Krahasuar me vitin e kaluar Serbia është ngritur për dy vende më lartë, duke u renditur e 56-ta, me 1.5 miliardë dollarë për mbrojtje, me mbi 13 mijë ushtarë aktivë dhe tre mijë trupa pjesë e forcave ajrore. Serbia posedon 122 mjete ajrore, ndër to 44 helikopterë, 11 aeroplanë luftarakë, 17 aeroplanë sulmues, dhe 2 për bartje të peshave. Shteti fqinj me të cilin vazhdojnë të dialogojmë tash e mbi një dekadë po ashtu posedon 262 tanke, 3954 automjete ushtarake, dhe 82 raketahedhës ose bateri për lëshimin e raketave. Shteti përbri saj me të cilin Serbia e humbi luftën në në vitet 91-95 është e vetmja që i bënë ballë për nga fuqia ushtarake.

Kroacia renditet e 66-ta për vitin 2024 duke u ngritur për tri pozita krahasuar me vitin paraprak. Buxheti që kroatët shpenzojnë për mbrojtje është afër 1.2 miliard dollarë, me mbi shtatë mijë trupa ushtarake aktive, me 1260 ushtarë personel të forcave ajrore dhe 1365 trupa personel në forcën detare. Kroacia posedon 52 helikopterë, 11 avionë luftarak, dhe 26 avionë trajnues. Ndërkaq në tokë nëse e sulmon shtetin kroat përballesh me 72 tanke, me mbi 3000 automjete ushtarake, 18 mjete vetëlëvizëse luftuese, 163 mjete luftuese që barten me mjete tjera, si dhe 105 lëshues të shumë raketave, MLRS, prodhim amerikan si dhe me 32 mjete që përdoren në ujë.

Ndërkohë Maqedonia e Veriut në ranglistë është e 110-ta, me 295 milionë dollarë euro për mbrojtje si dhe Mali i Zi i 129-ti në ranglistë, me 115 milionë dollarë për mbrojtje.

 

Burimi: RTVDukagjini

Të fundit

Balla takim me komunitetin shqiptar në Venecia

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht edhe drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një...

“Ai që nuk bën, të hapë krahun”/ Demokrati tregon planin për të mundur Ramën në 2025-n

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, tha se forca politike ku ai bën pjesë duhet të lëvizë më shpejt për t’u bërë gati për...

Si fitoi Donald Trump 500 milionë dollarë me një postim në rrjetin e tij social

Aksionet e kompanisë së mediave sociale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, Trump Media and Technology Group, patën një rënie të ndjeshme pas një...

Lind foshnja 5,1 kg në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” (VIDEO)

Një foshnjë me peshë 5,1 kg ka lindur këtë të shtunë në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, njoftoi ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, përmes një postimi...

E quajti “Sude me syze”, Arlind Qori-Ramës: Fëmijë i klasës së pestë që bullizon shokët

Kreu i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori i dha një përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili e ka quajtur “Sude me syze”, gjatë bashkëbisedimeve të...

Lajme të tjera

Web TV