Shkallë e ulët kriminaliteti, mbyllen burgjet në Holandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Holanda do të mbyllë disa nga burgjet në vitet e ardhshme për shkak të një rënie të vazhdueshme të shkallës së kriminalitetit.  Vendi i ka kushtuar vëmendje të madhe programeve të diversionit, riintegrimit dhe rehabilitimit, të cilat kanë rezultuar të jenë shumë të suksesshme në ndërgjegjësimin e njerëzve, të cilët kanë qëndruar larg nga sistemi i drejtësisë penale dhe kryerja e krimeve.

Sipas Ard van der Steur, ministri holandez i Sigurisë dhe Drejtësisë, tha se janë dy arsye për këtë.

Së pari, gjyqtarët po japin dënime më të shkurtra, që do të thotë se shkelësit kalojnë më pak kohë pas hekurave, dhe së dyti, ka pasur një rënie të ndjeshme të krimeve të rënda.

Gjatë viteve të fundit, shkalla e krimit në Holandë ka rënë mesatarisht 0.9% çdo vit, sipas Dutch News. Për këtë arsye vendi ka mbyllur 8 burgje për shkak të rënies së numrit të të burgosurve në vitin 2009 dhe 19 të tjera në 2014./e.t

Të fundit

E rëndë/ Sherr mes adoleshentëve në Maliq, ndërron jetë 14-vjeçari në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pirg të Korçës, me pasojë vdekjen e një 14-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur...

Berisha filmohet me Ramush Haradinajn në ditëlindjen e biznesmenit në Kosovë

Sali Berisha nuk ka dalë sot në konferencë për shtyp, si rrallë ndonjëherë këto javët e fundit që pas humbjes në 11 maj. Dalja e...

I zunë vendin e parkimit, i nxjerr inatin duke çarë gomat e 3 makinave

Një ngjarje e pazakontë është shënuar pasditen e kësaj të enjte në lagjen numër 3 të Pogradecit. 3 automjete janë sulmuar nga një shtetas,...

Dhëndri shijon lirinë pas një viti “arresti shtëpiak”, shëtitje me Berishën në Tropojë

Teksa Shqipëria po digjet nga zjarret, Abi Malltezi duket se po shijon lirinë në mal duke u "arratisur" me Sali Berishën. Siç duket në foton...

Aventurat e palavdishme të ideologëve ambulantë të qametit

Nga Ylli Pata Prej shumë kohësh Shqipëria ka një ngërç të spikatur të një angazhimi permanent apo një aksioni didaktik të një opozite të fortë...

Lajme të tjera

Web TV