“Shtëpi me bollëk, por e pamundur të gjesh apartament me qira nën 350 Euro”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas ekspertëve do vijojë trendi rritës i qirasë edhe këtë vit

Çmimi i qirave të apartamenteve në Tiranë edhe për 2024-ën ka vijuar me rritje. Sipas ekspertëve të agjencive imobiliare edhe në zonat më të lira çmimet nisin nga 350 Euro.

“Është një trend rritës, pavarësisht se në 6-mujorin e dytë të 2023-it kemi patur një rritje pak më të moderuar. Është e pamundur të gjesh një apartament, po flasim 1+1 nën 350 Euro. Pastaj çmimet vazhdojnë më lart në varësi të arredimit, pozicionit, ka shumë faktorë.”

Edhe pse ndërtimet janë të shumta vitet e fundit në kryeqytet, trendi i rritjes së çmimeve sipas ekspertëve do të vijojë.

“Tregu i pronave në Shqipëri apo në Tiranë ku është e përqendruar gjithë ekonomia, do ketë rritje. Ndoshta me mbipopullimin e ndërtimeve, mund të moderohet pak rritja, por sigurisht që rritje do ketë.”

Rritja e taksave pas ndryshimit të çmimeve të referencës, sipas Shoqatës së Ndërtuesve pritet të ndikojë në rritjen mesatare të çmimeve të apartamenteve me 20% në Tiranë./O.S

 

Të fundit

Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete”

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane...

Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike

Mesazhi i fundit nga prifti Gabriel Romanelli titullohet qartë: “Të qajmë dhe të lutemi”. Në qytetin e Gazës, situata është dramatike, dhe Parrochia e...

Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

I frymëzuar nga një mutacion i rrallë gjenetik, një ekip kërkimor ka testuar një terapi te minjtë dhe hamsterët që ofron mbrojtje kundër çdo...

Shpella e Spilesë, Tare i përgjigjet Blendi Gonxhes: Mos u tallni me taksapaguest

Reagimi i MEKI-t për një shkrim modest timin mbi gjendjen faktike të Shpellës së Spilës më bëri të mendoj se ky institucion e kishte...

Gazetari gjerman: 6 mësime nga udhëtimi me makinë në Shqipëri

Nga Teseo La Marca, DIE WELT Katër orë në një rrugë me gropa që duken si kratere nga granatat. Asfalt ose është i pabarabartë, ose nuk...

Lajme të tjera

Web TV