Sociologu Tushi: E tmerrshme! Fëmijët sot dalin në natyrë më pak se të burgosurit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sociologu Gëzim Tushi ka folur sot për një temë që prek thuajse çdo familje që kanë fëmijë. Duke cituar një filozof britanik që thotë se “Fëmijët e sotshëm dalin në ajrim, në natyrë, më pak se të burgosurit” dhe është e tmerrshme! Në fakt, po të mendosh orët e gjata që fëmijët kalojnë pas telefonave, koha që kalojnë në natyrë mund të jetë edhe më e shkurtër se e të burgosurve.

Gëzim Tushi: Është e tmerrshme! Ky obligimi i tërë kohës të fëmijëve, në procesin e zhvillimit të tyre intelektual, është strapacim dhe është në kundërsens me zhvillimin moshor; është në kundërsens me zhvillimin e tyre të natyrshëm.

Një fëmijë që të zhvillohet në mënyrë integrale ka nevojë që të zhvillohet mendërisht, fizikisht, emocionalisht, pra janë disa komponent. Nuk është vetëm një komponent, të mësosh gjuhët e huaja apo të mësosh shkenca të caktuara për të qenë konkurrues. Kjo ka bërë që të reduktohen dy gjëra të rëndësishme: koha e lirë e fëmijëve që është reduktuar në minimum… Unë po ju them, është një filozof, një sociolog shumë i shquar, dhe ai thotë: “Fëmijët e sotshëm dalin në ajrim, në natyrë, më pak se të burgosurit”. Është e tmerrshme! Të burgosurit, thotë ai, marrin kontakt me ajrin dhe me natyrën më shumë. Sepse ne fëmijët i çojmë në shkollë, janë të mbyllur në aulat e mësimit, i çojmë andej i marrim në shtëpi, hamë drekë, i çojmë në kurs, nga kursi në kurs, në shtëpi, në gjumë, në krevat. Ky cikël i mbyllur i tyre i pengon ata me zhvillimin. Prindi duhet të kuptojë një gjë, gjëja më e rëndësishme për fëmijët është loja! Loja është kontakti me natyrën dhe kontakti me natyrën zhvillon tek fëmija shumë gjëra./E.Ç

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV