Tregtonin lëndë narkotike/ Goditen 7 grupe kriminale, 273 të arrestuar në mbarë vendin

273 persona u vunë në prangat e Policisë së Shtetit, në fazën e dytë të operacionit Tempulli 2, i shtrirë në disa qytete të vendit e me fokus goditjen e shpërndarjes së drogës pranë shkollave.

Lajmi u bë i ditur në një prononcim për mediat, nga gjimnazi “Sami Frashëri”, nga kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, i cili tha se në total janë goditur anëtarët e 7 grupeve kriminale që merreshin me shpërndarjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike.

Rrumbullaku tha se “faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat, por me të gjitha zonat komunitare në të gjitha qytetet e Shqipërisë”

 

/O.S