Regjimi ushqimor që nxit humorin dhe ju bën të lumtur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja mes trurit dhe stomakut është shumë e fortë dhe ndikimi po aq i madh.

Kur vjen çështja te depresioni, trajtimet me barna konsiderohen një zgjidhje optimale, por kjo nuk e zhbën rëndësinë e ushqimeve, sidomos atyre që na rikthejnë gazin e harenë. Disa ushqime të caktuara kanë tendencën të nxisin prodhimin e serotoninës dhe endorfinës, të cilat njihen ndryshe si hormonet e lumturisë.

Depresioni shkaktohet nga disa faktorë. Ai mund të jetë gjenetik, të nxitet nga një ngjarje specifike siç është vetmia, apo stili i jetesës. Mbi të gjitha, depresioni shfaqet kur truri nuk është i shëndetshëm.

Një ushqyerje e keqe e përkeqëson depresionin, sepse nuk mundëson ushqyesit e duhur për trurin. Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara nxisin inflamacionin, një nga shkaqet e depresionit. Ushqyerja e keqe ka ndikim negativ edhe tek miliarda mikroorganizma që jetojnë në stomak.

Këto mikroorganizma tjetërsojnë prodhimin e serotoninës, një transmetues nervor që gjendet në tru.

Komunikimi mes stomakut dhe trurit është shumë kompleks dhe ndikimi në humorin tonë është i fortë.

Nëpërmjet ushqimit, njeriu mund të përmirësojë nivelin e baktereve të mira në stomak dhe rrjedhimisht ta mbajë trurin të lumtur.

Produktet e mëposhtme ju ngrejnë humorin dhe zbusin simptomat e këtij çrregullimi mendor.

Vitamina C

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për shëndetin në përgjithësi dhe trurin në veçanti.

Ajo është përgjegjëse për sintetizimin e transmetuesve nervorë dhe luftimin e radikaleve të lira të cilat nxisin inflamacionin.

Acidi folik

Në këtë rast, kemi të bëjmë me të ashtuquajturën vitamina B9 e cila ndihmon në rritjen e niveleve të serotoninës.

Tritpofani

Kemi të bëjmë me një amino acid të dobishëm i cili ofron një qetësim natyral të trurit dhe ndihmon në prodhimin e serotoninës.

Lexo edhe :  Nga diabeti te dëmtimi i mëlçisë, si aroma e trupit zbulon problemet në shëndetin tonë

Acidet yndyrore Omega-3

Këto acide të dobishme që gjenden tek arrorët dhe produktet e peshkut mirëmbajnë qëndrueshmërinë mendore, përmirësojnë përqendrimin dhe pengojnë shfaqjen e depresionit.

Mineralet

Mineralet si kalçiumi dhe magnezi janë të dobishëm kundër depresionit sepse ndihmojnë në prodhimin e transmetuesve nervorë.

Kaliumi

Ky mineral është i dobishëm sepse qetëson sistemin nervor, e bën njeriun më pak të acaruar dhe Lufton depresionin.

Ushqimet më të mira kundër drepresionit janë: barishtet e egra, arrorët, farat, kakaoja, vezët, avokado, agrumet, kosi, fasulet dhe drithërat e plota.

Ju duhet të shmangni ushqimet e shpejta, të përpunuara dhe ato të pasura me kripë apo sheqer./E.Ç

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV