Pse të pasurit shumë motra dhe vëllezër ndikojnë në shëndetin mendor të fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vëllezërit dhe motrat mund të jenë miku/ja juaj më e mirë ose makthi më i keq. Sa më shumë vëllezër e motra të ketë një person, aq më i dobët është shëndeti i tij/saj mendor, zbulon një studim i ri i publikuar në “Journal of Family Issues”.

Një ekip profesorësh nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina analizuan të dhënat e mijëra nxënësve në shkollë fillore dhe vlerësuan shëndetin e tyre mendor për të përcaktuar ndikimin që kishin vëllezërit dhe motrat në mirëqenien e tyre.

“Ajo që zbuluam është se efekti i vëllezërve dhe motrave në shëndetin mendor është më shumë në anën negative sesa në anën pozitive”, tha në një deklaratë, Doug Downey, autori i studimit.

Në Kinë, fëmijët e vetëm raportuan shëndet mendor të mirë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara, ata me një motër ose vëlla kishin shëndet mendor të ngjashëm.

Ata me shëndetin mendor më të keq ishin fëmijët me vëllezër e motra më të mëdhenj ose në moshë të njëjtën me tyren. Ekspertët besojnë se më shumë vëllezër e motra çojnë në një shëndet më të dobët mendor dhe kjo për shkak të përqëndrimit të vëmendjes te fëmijët e tjerë.

Çdo fëmijë që rrethohet nga shumë vëllezër e motra, merr më pak burime dhe vëmendje nga prindërit dhe kjo mund të ketë një ndikim në shëndetin mendor, sipas ekspertëve.

Por, të tjera studime ndër vite kanë treguar se të pasurit më shumë vëllezër dhe motra përkthehet në aftësi më të mira sociale dhe gjasa më të ulëta për divorc të çiftet me shumë fëmijë./E.Ç

Të fundit

Prostitutat në Tiranë, shtohen rastet e infektimit nga HIV/AIDS

Shoqata e pacientëve me HIV/AIDS jep alarmin për rritjen e rasteve me HIV/AIDS në Tiranë dhe qytetet bregdetare, nga...

Risi në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada jep njoftimin

Duke nisur nga data 2 shtator e këtij viti do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë në Shtetet e Bashkuara të...

Një viktimë dhe disa të shtruar në spital! Fajin e ka… brokoli!

Një ngjarje tragjike që ka ndodhur në vetëm pak orë në Kalabri, por tashmë ka ndezur alarmet në të gjithë zinxhirin agro-ushqimor kombëtar në...

Kodi i Ri Penal, Fatos Lubonja: Rama po e bën për të forcuar pushtetin

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News 24, foli për zhvillimet e fundit politike në vend. Lubonja, duke komentuar draftin e Kodit Penal, u shpreh...

Guardiola vs Amorim, nis “derbi” për lojtarin që kushton 120 mln euro

Manchester United thuhet se do të përballet me konkurrencën e Manchester City për nënshkrimin e mesfushorit të Brighton, Carlos Baleba. Sipas ESPN, Pep Guardiola...

Lajme të tjera

Web TV