Nisur nga Roza Lati, pse humbja e kafshëve dhemb kaq shumë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje dhe sot, kudo nëpër rrjetet sociale po qarkullon një video në të cilën shihet Roza Lati, duke ndezur një qiri për qenushin e saj, Sasha-n, e cila ka ndërruar jetë disa kohë më parë. Roza, e përlotur, thotë se Sasha ishte familja e saj, ajo që i kishte munguar.

Por, ndonëse Roza, gjendej e ndjeshme, në një moment kaq njerëzor sa lotët për një kafshë që të bëhet familje, sërish komentet dhe meme-t ishin nga më të ndryshmet, duke u tallur me përvojën e saj.

Për ata që nuk kanë kafshë shtëpiake, dhimbja dhe përvoja e saj mund të jetë e pakonceptueshme, por për njerëzit që sapo kthehen në shtëpi shohin qenushin e tyre që i shkëlqejnë sytë dhe tund bishtin nga qejfi, është mëse e kuptueshme.

Kafshët shtëpiake janë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë dhe në momentin që hyjnë në shtëpinë tonë, është e vështirë ta pranosh përditshmërinë pa ta. Mund të themi me plot gojën se humbja e mikut katërputrosh është frika më e madhe e një personi që ka qen, pasi për shumë njerëz, qenushi është një fëmijë, një motër/vëlla, apo mik i ngushtë.

Qentë sidomos jetojnë mesatarisht 13 vjet dhe kjo është një kohë e mjaftueshme që të konsiderohen si anëtarët e shtëpisë. Ata, me përkëdheljet dhe kryeneçësitë e tyre e bëjnë ditën më të bukur dhe krijojnë një rutinë në jetën e njerëzve, andaj, humbja e një kafshe mund të jetë një përvojë traumatike që krijon një boshllëk në jetën dhe personat e njerëzve.

Si qenie njerëzore, ne projektojmë dëshirat, mendimet dhe ndjesitë te miqtë tanë katërputroshë, shohim veten tek ta, flasim me ta dhe megjithëse nuk na kuptojnë, na ngushëllojnë ose gëzohen me ne.

Lexo edhe :  Si ChatGPT nxiti burrin të vrasë nënën, dhe veten në një qytet luksoz

Miqtë katërputroshë të duan pa kushte dhe janë gjithnjë mirënjohës për njerëzit. Nga ana tjetër, ata u mësojnë njerëzve ndjenjën e përgjegjësisë, durimin, disiplinën, mirësjelljen dhe i përshtasin me rutinën. Më e rëndësishmja, dashurinë pa kushte mes një qenieje të lezetshme që jeton me ty dhe njeriut që dorëzohet para kësaj qenieje me 4 putra që lëshon qime kudo.

Për shumë njerëz, humbja e kafshëve mund të dhembë si dhimbja e një miku apo të afërmi. Sipas një artikulli të publikuar në “Society & Animals” (2022), shumë studime dhe njerëz tregonin se të humbësh një kafshë është e barabartë me humbjen e një personi të shtrenjtë.

Një aspekt tjetër që duhet diskutuar, sepse qartazi, është harruar: Secili e përjeton ndryshe dhimbjen! Pikëllimi nuk ka një formë, kohëzgjatje, apo limit të caktuar. Gjithsecili e përjeton ndryshe dhimbjen dhe nivelet e saj varen nga shumë faktorë: personaliteti i personit, përvoja me kafshën, mënyra se si kafsha ka ngordhur, lidhja me mikun katërputrosh, mosha e karakteri i qenushit etj. Shpesh, njerëzit që jetojnë vetëm e përjetojnë më tepër humbjen e qenushit, krahasuar me njerëzit që jetojnë në familje të mëdha./E.Ç

Të fundit

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

“Po firmoste, doli për kafe dhe… u zhduk!”

Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me...

Deputetë më 11 maj, 3 zv.ministra lirohen nga detyra

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshime në përbërjen e disa institucioneve. Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se janë liruar nga detyra...

Lajme të tjera

Web TV