Rikthehet sëmundja e zgjebes, më të rrezikuar fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sëmundja e njohur në gjuhën popullore si zgjebja po njeh së fundmi përhapje në vendin tonë.

Bluzat e bardha në QSUT konfirmojnë se kjo sëmundje ka qenë gjithnjë e pranishme por së fundmi janë shtuar rastet me këtë patologji.

Por nëse dikur njihej si një sëmundje që prekte personat që nuk ruajnë higjenën personale, sot ndryshon situata, pasi zgjebja prek këdo që bie në kontakt me këtë infeksion.

“Ka filluar të ndryshojë mënyrën e sjelljes ku në përgjithësi skabja është njohur si një parazit që prekte personat që nuk kanë higjenë të mirë personale, tani është ndryshe.

Ajo zgjedh dhe kryesisht janë njerëz që duken se janë shumë të kujdesshëm për higjienën e tyre personale dhe e marrin këtë sëmundje.

Ka ikur ai mentaliteti i sëmundjes së turpshme, është një sëmundje që mund të prek këdo që bie në kontakt me të.  Kjo sëmundje prek të gjitha moshat, por më shumë fëmijët, personat që kanë kryer transplante, që janë mbartës të sëmundjeve të tjera si infektive etj”, tregon mjekja Violeta Dajçi, dermatologe në QSUT.

Ky lloj paraziti shfaqet me së shumti në kyçet e duarve, parakrahët etj.

“Kryesisht mjekimi bëhet me anë të kremrave ose pomadave që janë me bazë squfuri ose të permetrinës, që në fakt është edhe emri që shkakton skabjen.

Mjekimi është individual, jo çdo person mjekohet njëlloj. Nganjëherë është vetëm skabja dhe mund të jenë fillimet e saj, por në raste të tjera mund të ketë mbivendosje të organizmave të tjera mikrobial ose të mykrave që e shkaktojnë e përkeqësojnë ose edhe e ngatërrojnë diagnozën”, sqarojnë mjekët./   S.M

Të fundit

“PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit...

E rëndë në Lezhë, rrëzohet nga ballkoni vajza 4-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Lezhës ku një e mitur ka rënë nga ballkoni i banesës. Përmes një...

F1/ Lando Norris dhe McLaren dominojnë në Austri, Verstappen i jep “lamtumirën” titullit

Lando Norris ia ka dalë mbanë të sfidojë gjatë gjithë garës shokun e tij të skuadrës në McLaren, Oscar Piastri, për të fituar Çmimin...

PSG shumë e fortë për Inter Miamin, francezët shkatërrojnë skuadrën e Leo Messit

PSG ka mposhtur Inter Miamin me rezultatin 4-0. Përballja e parë mes dy klubeve erdhi pikërisht në kuadër të Botërorit të klubeve. Mesi u vendos përballë ish-skuadrës së...

Igli Tare po dështon me Jasharin! Ylli shqiptar drejt kalimit në Gjermani

Lajme aspak të mira nga Zvicra për Milanin. Prej ditësh, kuqezinjtë po tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Club Brugge për transferimin e...

Lajme të tjera

Web TV