Aksident i rëndë në Kamëz, ndërron jetën 35-vjeçarja

Në orët e para të mëngjesit të së premtes ka ndodhur një aksident në Kamzës, ku një 23-vjeçar duke drejtuar makinën ka aksidentuar për vdekje një 35-vjeçare.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 26.01.2024, rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore, Kamëz, shtetasi E. M., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen N. Z., rreth 35 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./e.t