Legjislacioni i ri për bamirësinë: Reagon Chiara Ferragni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi Këshilli i Ministrave mori vendimin për transparencë në çdo ndërmarrje bamirësie dhe vendosjen e rregullave strikte ndaj saj, Chiara Ferragni ka reaguar me një deklarartë të shkurtër.

“Jam shumë e lumtur që qeveria e zgjidhi kaq shpejt mungesën legjislative që kishte vendi. Ajo që më ndodhi mua më bëri të kuptoj sa e rëndësishme është të ketë rregulla për vendimarrjet e bamirësisë që lidhen me reklamime”, tha ndër të tjera Ferragni.

Ajo theksoi se fatura finale e deklaruar do shmangë çdo gabim njerëzor apo dashakeq, por do të heqë edhe të gjitha dyshimet për mashtrime ndaj atyre që i ndërmarrin.

Ligji në fjalë parashikon mbi 50.000 euro gjoba për të gjithë ata që thyejnë rregullat e të ashuquajturës “ddl Ferragni” në transparencën e reklamimit të produkteve që shkojnë për bamirësi.

Ministri i Sipërmarrjes, Adolfo Urso, theksoi në një deklaratë për shtyp se ky ligj do garantojë transparencën dhe do sigurojë që çdo gjë të jetë nën kontroll.

Në dhjetor, Chiara Ferragni u vu në qendër të polemikave kur në mediat italiane dolën disa fakte në lidhje me mashtrimin me fushatën e bamirësisë mes saj dhe kompanisë “Balocco”.

Siç pretendohej në fillim të fushatës, panetonet ekskluzive do të shiteshin në treg me një vlerë 9 euro (ndërkohë që çmimi normal është rreth 5 euro) dhe nga shitja e çdo ëmbëlsire, një pjesë e fitimit do të dhurohej për spitalin e Torinos. Kur skandali u zbulua, autoritetet e krimit ekonomik dhe financiar në Itali, zbuluan se kompania “Balocco” kishte bërë vetëm një transaksion prej 50 mijë eurosh në llogarinë e spitalit. Kjo ka ndodhur një muaj para se të niste fushata e bashkëpunimit mes Chiara-s dhe kompanisë së ëmbëlsirave./E.Ç

Të fundit

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Lajme të tjera

Web TV