Skandal në Korenë e Jugut/ Bashkëshortja e presidentit pranon ryshfetin nga Dior

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KORE E JUGUT

Koreja e Jugut është përfshirë nga një skandal korrupsioni pasi bashkëshortja e presidentit të këtij vendi Kim Keon Hee ka pranuar si dhurate një çantë luksoze Dior. Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara në fund të vitit të kaluar tregonin një pastor duke i dhuruar bashkëshortes se presidentit të Koresë se Jugut një është te Kristian Dior që kushton rreth 2 mijë dollarë.

Disa analistë thonë se skandali kërcënon perspektivat e partisë së presidentit Yoon Suk Yeol në zgjedhjet e prillit. Votuesit duan një shpjegim nga z. Yoon ndërsa opozita e ka përdorur këtë çështje për ta sulmuar atë. Videoja, e publikuar nga kanali i majtë në YouTube, Voice of Seoul, raportohet se është filmuar fshehurazi nga pastori Choi Jae-young duke përdorur një kamerë të ngulitur në orën e tij.

Pastori Koreano jugor shfaqet në një dyqan për të blerë çantën e lëkurës ngjyrë gri dhe më pas shkon ne një kompani në Seul në pronësi të zonjës së pare. Ndërsa video nuk tregon qartë se zonja Kim e pranon dhuratën, gazeta Korea Herald raportoi se zyra presidenciale konfirmoi marrjen e çantës dhe se ajo po menaxhohej si pronë e qeverisë”.

Një sondazh i fundit tregoi se 69% e votuesve të vendit me të drejtë vote duan një shpjegim nga presidenti për veprimet e gruas së tij. Një sondazh i mëparshëm në dhjetor tregoi se 53% e të anketuarve besonin se sjellja e saj ishte e papërshtatshme. Skandali po shpërthen vetëm tre muaj para zgjedhjeve legjislative të Koresë së Jugut.

Ne Korenë e Jugut është paligjshme për zyrtarët publikë dhe bashkëshortët e tyre marrjen e dhuratave me vlerë më shumë se 1 milion won ose 75 dollarë amerikane. Opozita ka akuzuar prej kohësh bashkëshorten e presidentit Kim për përfshirje në manipulimin e çmimeve të aksioneve./O.S

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV