Qyteti anglez, Sheffield është qyteti që ka më shumë pemë se çdo qytet tjetër në Europë.  Qyteti ndodhet në bashkimin e pesë burimeve ujore, lumit Don dhe katër degëve të tij; Sheaf, Rivelin, Loxley dhe Porter Brook, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në evolucionin e Sheffield. Uji i vrullshëm nxiste rrotat e ujit dhe qindra mullinj që nga shekulli i 12-të.

Por fakti që ‘Qyteti i Çelikut’ është sot kampioni britanik në gjelbërimin urban konfirmon se vetëm ndryshimi është konstant. Më shumë se 60% e zonës është e mbuluar me parqe, pyje dhe kopshte, duke përfshirë një të tretën e Parkut Kombëtar të Distriktit Peak.

Autoritetet e qytetit janë të vendosur të ruajnë natyrën dhe plani i tyre është që qyteti të reduktojë emetimet e karbonit në zero deri në vitin 2025. Me rreth 4.5 milionë pemë që rriten në të gjithë qytetin, Sheffield ka më shumë pemë për person se çdo qytet tjetër në Europë.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se ishujt Faroe janë një shtet në mes të askundit, në Atlantikun e Veriut, midis Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Islandës, ose më mirë midis ujërave të vrullshëm që përplasen me brigjet e tij. Ajo që bie në sy në këtë vend të largët është mungesa thuajse totale e pemëve, një veçori që sigurisht ka një shpjegim shkencor. Sipas Encyclopaedia Britannica, është një fenomen natyror i përcaktuar nga kushtet e Ishujve Faroe. Me fjalë të tjera, rrethanat mjedisore dhe klimatologjike nuk janë ideale për rritjen e pothuajse çdo lloji peme./O.S

Lexo edhe :  Autobusi bie në humnerë, të paktën 35 viktima