A po i drejtohemi Luftës së Tretë Botërore? Njohësit e gjeopolitikës japin verdiktin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

David Wearing, profesor në Universitetin Sussex, ka thënë se situata tani është më e rrezikshme se sa që ishte më 1914 apo 1939, për shkak se fuqitë e mëdha sot kanë armë bërthamore.

“Rreziku këtu nuk është se njëra palë merr vendimin e paramenduar për të ndezur apokalipsin, por përkundrazi që një konflikt apo zonë tensioni të përshkallëzohet në një pikë të caktuar, njëra palë të bëjë një lëvizje që një palë tjetër e keqinterpreton, dhe më pas një shkëmbim bërthamor fillon pavarësisht nga fakti se askush nuk po e kërkonte një të tillë”, ka thënë ai.

Sipas tij, fokusi duhet të jetë në Ukrainë dhe Tajvan.

“Lufta rajonale në Lindjen e Mesme, me epiqendrën në Gaza, nuk ka gjasa të përshkallëzojë në Luftë të Tretë. Aktualisht nuk është pikë ndezëse mes fuqive të mëdha botërore”, ka thënë Wearing.

“Perëndimi duhet të veprojë për ta shmangur Luftën e Tretë Botërore”

Dominic Waghorn, redaktor i çështjeve ndërkombëtare në SkyNews, ka thënë se mund të jemi më afër seç kemi qenë ndonjëherë qysh prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, por ka shtuar se nuk duhet alarmim.

Lexo edhe :  Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

“Alarmi që po ngrihet nga gjeneralët… ata janë të prirur ta gjejnë rastin për buxhete më të mëdha dhe role më të mëdha”, ka thënë Waghorn duke shtuar se konflikti me Rusinë mund të shmanget tërësisht nëse Vladimir Putini bindet se nuk mund ta vazhdojë më “aventurën” e tij në Ukrainë.

“Perëndimi dështoi ta ndalojë Putinin nga ndërhyrja në Gjeorgji më 2008, ashtu bëri sërish në Krime më 2014 dhe në Siri më 2015. Nëse nuk ndalohet në Ukrainë, ai sigurisht do ta provojë fatin kundër shteteve anëtare të NATO-s”, ka theksuar ai.

“Jemi në epokë të paraluftës”

Simon Diggins, analist ushtarak, ka deklaruar se nga njëra anë gjithmonë jemi në një epokë paralufteje pasi luftërat mund të nisin nga keqllogaritë, keqkuptimet apo qëllimshëm.

“Por, muajt e fundit kam dëgjuar zhurma të forta dhe kam ndjenjën se tensione të pashmangshme të një botë komplekse mund të zgjidhen vetëm me luftë. Asgjë nuk është e pashmangshme, por pushtimi i Ukrainës ka treguar se Rusia e sheh luftën si instrument politike, si mjet për ta ndryshuar rendin botëror në favorin e tij, dhe jo për mbrojtje”, ka thënë ai.

Njëjtë ka përmendur edhe tendencat e Kinës në Tajvan dhe Iranin.

“Kjo nënkupton se pretendimi kundër përdorimit të forcës – që ka qenë baza për rendin botëror pas Luftës së Dytë Botërore – ka humbur”.

Diggins ka thënë se Rusia tani po shpenzon më shumë për ushtrinë se shumë prej fuqive të tjera botërore. Sipas tij, do të ketë armëpushim në Ukrainë me gjasa për këtë vit, por definitivisht po vitin tjetër.

“Atëherë do të përballemi me një ushtri të re ruse, që do të përdoret për dëshirat e Putinit – dhe ai ka listë të gjatë të ‘rirregullimeve’ për të korrigjuar atë që ai e sheh si katastrofë pas rënies së Bashkimit Sovjetik”.

“Ne jemi definitivisht në një epokë të paraluftës”, ka theksuar Diggins./O.S

Të fundit

Takimi i Laert Haxhiut me modelen, ish-drejtori i burgut nën hetim!

Prokuroria e Korçës ka marrë zyrtarisht nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë...

“Nisën shembjen pa asnjë dokument”, flet turisti: Do ankohem tek ambasada britanike

Krahas pronarëve të ndërtimeve pa leje në Theth, që po shemben nga IKMT, të revoltuar shprehen edhe pushuesit që janë akomoduar në këto objekte...

Ndërtim pa leje në Voskopojë, arrestohet 63-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat. Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar pa leje...

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një letër Brukselit që përmbante tarifat...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Lajme të tjera

Web TV