Një anije cisternë, e lidhur me Mbretërinë e Bashkuar, shpërtheu në flakë për disa orë në Gjirin e Adenit pasi u godit nga një raketë e lëshuar nga Houthis.
Lëvizja e mbështetur nga Irani, me bazë në Jemen, tha se kishte në shënjestër Marlin Luanda në përgjigje të “agresionit amerikano-britanik”.
SHBA dhe Britania e Madhe kanë nisur sulme ajrore ndaj objektivave Houthi në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve në rajonin e Detit të Kuq. Anijet detare franceze, indiane dhe amerikane i dhanë ndihmë anijes.
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps e quajti sulmin “të patolerueshëm dhe të paligjshëm”/O.S