Veliaj uron Talat Xhaferin dhe Ali Ahmetin: Arritje historike, hap një epokë të re…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar Talat Xhaferin për emërimin që pritet nesër si Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe Ali Ahmetin.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se ky vendim hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut.

“Çfarë lajmi i madh për Shqiptarët! Urime mikut tim Talat Xhaferi, urime Kryetarit Ali Ahmeti për këtë arritje historike për shqiptarët! Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk ndan, por bashkon. Ai hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut, duke e vendosur atë në krye të vendeve për harmoni ndëretnike në Ballkan dhe në Europë! Urime”, shkruan Veliaj.

 

/O.S