Dieta kundër plakjes e Brigitte Macron-it: E modës së vjetër, por efektive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dieta e Brigitte Macron-it tingëllon mirë edhe për nutricionistët

Zonja e parë e Francës nuk është entuziaste për tendencat e reja në Wellness, ajo preferon një metodë të vjetër, por në dukje efekive.

Brigitte Macron do të mbushë 71 vjeç këtë prill. Dhe, duke gjykuar nga fotot aktuale të zonjës së parë të Francës, ajo do ta festojë në formë të shkëlqyer këtë ditë të rëndësishme.

Bashkëshortja e presidentit nuk ankohet për mbipeshën dhe pa hezitim mund të përballojë fustane dhe funde që i nxjerrin në pah këmbët e saj të holla.

Si arrin Bridget të ruajë figurën e saj? Mund të supozohet se zonja Macron ishte shumë me fat me gjenetikën e saj, por pavarësisht kësaj, ajo është jashtëzakonisht e kujdesshme për atë që do të ketë në pjatën e saj, transmeton Telegrafi.

Disa nutricionistë mund ta quajnë Brigitte të modës së vjetër. Ajo nuk është adhuruese e dietës popullore alkaline, autofagjisë dhe nuk i pëlqen agjërimi.

Ajo thjesht sigurohet që dieta e saj ditore të përfshijë të paktën 10 lloje të ndryshme perimesh dhe frutash të stinës dhe në asnjë rrethanë nuk dëshiron të shohë ushqime të shpejta në tryezë.

Dietologia Frankie Phillips vë në dukje qasjen kompetente të Zonjës së parë.

Sipas ekspertëve, fokusimi në një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh në dietën tuaj të përditshme është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur shëndetin dhe për të zgjatur rininë.

“Njerëzit që konsumojnë pesë racione (rreth 400 gram) fruta dhe perime në ditë ulin rrezikun e zhvillimit të disa sëmundjeve kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

Frutat dhe perimet nuk janë vetëm një burim i fibrave, të cilat janë kaq të nevojshme në moshën e rritur, por edhe i lëndëve ushqyese.

Lexo edhe :  Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Sot, shumë nutricionistë rekomandojnë fuqimisht që të pasuroni dietën tuaj me perime të pasura me vitamina në vend të suplementeve të zakonshme ushqimore.

Madje ka lista të veçanta të perimeve dhe frutave me efekt rinovues.

Produktet e mëposhtme janë zakonisht më të mirat në vlerësime të tilla: spinaqi, piper i kuq, mollë, avokado, brokoli./E.T

Të fundit

“Jemi bërë më pak konkurrues”: Stanley Donwood për krijimin e artit ikonik të Radiohead

Nga Alexis Petridis Në fillim të viteve ’90, Stanley Donwood ishte “pak i humbur pas universitetit”, duke autostopuar nëpër Britani...

Detaje nga aksioni i SPAK, masë e re sigurie për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në...

Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

Në Londër dominojnë bindjet se retorika e fuqishme e presidentit rus është më shumë një maskë për frikën reale nga një luftë e hapur...

Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve me sindromën Guillain-Barré në Rripin e Gazës, një sëmundje...

Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 12:00 në fshatin Sopot, njësia administrative Zerçan, Bashkia Bulqizë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit,...

Lajme të tjera

Web TV