Kur bëhet fjalë për parfumet, thjesht shmangni këto gabime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sigurisht, që hedhja e parfumit të preferuar është një nga ato zakonet e thjeshta dhe praktike, që nuk kërkon shumë përpjekje apo aftësi, përveçse pak finesë. Në botën e aromave, mënyra e hedhjes së parfumit është po kaq e rëndësishme sa aroma që zgjidhni të spërkasni në trup.

Ja pesë gabime të zakonshme që bëhen në lidhje me parfumet, nga blerja, te mbajta dhe mënyra e hedhjes.

-Temperatura e mjedisit

Kur bëhet fjalë për ruajtjen, parfumi është si një organizëm i gjallë, pra i ndjeshëm ndaj ndryshimeve mjedisore. Mos e kaloni nga ambienti i ftohtë në të nxehtë, sepse ndryshime të tilla mund të shkaktojnë reaksione kimike të papritura. Çuditërisht, vendi më i mirë për ta ruajtur është kutia e paketimit dhe mbajtja në ambientin e temperaturës së dhomës.

-Parfumet më të mira vijnë në shishe të vogla

Sado i veçantë të jetë, parfumi duhet përdorur për një kohë jo shumë të gjatë. Mbajtja e një shisheje të hapur për një kohë të gjatë nuk është një ide e mirë. Ekspertët thonë se është parfumet në shishe të vogla që zgjasin deri në tre muaj janë një super gjetje.

-Mos e fërkoni, thjesht spërkateni

Ky zakon aplikimi pothuajse i pavetëdijshëm, e zbeh aromën e parfumit, sidomos kur hidhet në kyçet e duarve. Fërkimi e ngroh lëkurën dhe prodhon enzima që ndryshojnë llojin e aromës. Pra, thjesht spërkateni lehtë te kyçet e duarve, në lëkurë, mbi veshje etj.

-Mos u përqendrohuni në pikat e pulsit

Pikat e pulsit në trupin tuaj, kyçet e dorës, qafa dhe dekolteja janë vendi ku trupi lëshon më shumë nxehtësi, pra vendet ku duhet të hidhet parfumi. Por, mos e hidhni direkt aty parfumin, të paktën nga pesë centimetra larg lëkurës. Sepse nëse e bëni këtë afër me lëkurën, parfumi mund të rrjedhë, të lërë njolla, etj.

Lexo edhe :  “The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

-Shmangni spërkatjen në rroba

Jini të kujdesshëm ndaj spërkatjes së parfumit në veshje. Më mirë të jesh i/e kujdesshme dhe ta aplikoni direkt në lëkurë, sesa të ndërroni apo lani rrobat./E.Ç

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV