“Shpresoj të jetë i lumtur me atë”, rrëfimi i Ilary Blasit për ndarjen nga Totti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilary Blasi ka folur për ndarjen nga ish-bashkeshorti, Francesco Totti.

Showgirl është shprehur se fundi i martesës së tyre nuk ka qenë për shkak të saj, apo të një tradhtie nga ana e Ilary, por prej sjelljes së ish-bashkëshortit.

“Kisha zgjedhur rrugën e heshtjes”, deklaroi Ilary Blasi, “por në gati dy vjet kam lexuar shumë gjëra për atë që po ndodhte. Kufiri u tejkalua dhe ndjeva nevojën të flas. Unë duhej të trego historinë time. Sidomos pas akuzave të rënda ndaj meje”.

Ajo theksoi se gjëja që e lëndoi më shumë ishte të lexonte se dinte gjithçka mbi tradhtinë e ish-sulmuesit dhe se ishin një çift i hapur.

“Ndoshta ishim një çift i hapur, por vetëm nga njëra anë: jo e imja”, tha ajo.

Më pas prezantuesja mohon kategorikisht versionin sipas të cilit edhe ajo do të kishte pasur të dashur.

“Jo, nuk është e vërtetë ashtu siç nuk është e vërtetë që unë isha në rregull me idenë e tradhtisë. Sikur duhet ta konsideroja veten me fat që isha “e zgjedhura”, isha me futbollistin me famë botërore dhe prandaj më duhej të mbyllja sytë dhe të heshtja. Para dhe gjithashtu pas. Jam mësuar me thashethemet, por e gjithë kjo dëmtoi integritetin tim si grua”.

Për betejën e famshme për Rolexes, Ilary Blasi tha: “Ishin të miat, janë dhurata që ai më bëri. Mora vetëm gjërat e mia, aq sa gjyqtari nuk ia ktheu.”

Ilary Blasi shpreson për një pajtim me Tottin dhe se do të jetë në gjendje të darkojë përsëri së bashku me tre fëmijët e tyre.

“Po, sepse gjërat mund të ndodhin, por duhet të përballemi. Ne flasim me njëri-tjetrin, ishte ajo që prisja. Nëse ai do të më kishte thënë: kam rënë në dashuri me dikë tjetër, e gjithë kjo nuk do të kishte ndodhur”.

Lexo edhe :  Jamie Lee Curtis kundër kirurgjisë kozmetike: Një brez grash që kanë shpërfytyruar veten

Si përfundim, për Noemi Bocchi (partnerja e re e Tottit), showgirl-i kufizohet në një koment të thjeshtë: “Shpresoj që të jenë të lumtur. Vërtet. Të paktën do ia kishte vlejtur”./E.Ç

Të fundit

1806 – Beteja e Austerlitzit që solli fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake

Më 6 gusht 1806, Franz II (Françesku i Dytë) shpalli shpërbërjen e Perandorisë së Shenjtë Romake të Kombit Gjerman,...

Çfarë po bënte në majë të çatisë së Shtëpisë së Bardhë, Trump: Do vendos raketa

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u shfaq papritur në çatinë e Shtëpisë së Bardhë dhe bëri shaka me gazetarët, të cilët e pyetën se...

Letra e rrallë që vëllai i Faik Konicës ia dërgoi kryeministrit të vendit më 1922

Ai lindi në Konicë në vitin 1881, në familjen e Shahin bej Konicës dhe ishte i vëllai i madh i publicistit, shkrimtarit dhe diplomatit...

Vetëdeklarimi i banimit, detyrim që duhet të kryhet në e-Albania nga kryefamiljari

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por me qëllim vërtetimin e adresës...

Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë. Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt...

Lajme të tjera

Web TV