Talat Xhaferri në krye të qeverisë/ VOA: Si u prit në RMV, kryeministri i parë shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili të hënën e mori detyrën, tha se kabineti i tij do të angazhohet për zgjedhje të drejta, sipas standardeve më të larta, për mirëqenien dhe dinjitetin e Maqedonisë së Veriut dhe të qytetarëve të saj.

Nga ana tjetër, kanë vazhduar sulmet kundër tij dhe kundër partive qeverisëse nga VMRO-ja e opozitës.

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi filloi sot punën pas një ceremonie të zakonshme të marrjes së detyrës nga ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski. Dy drejtuesit politikë u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin e deritashëm, ndërkohë që zoti Xhaferi u tha më pas gazetarëve se me përgjegjësi të lartë e merr detyrën e kryeministrit dhe se është i gatshëm për të gjitha sfidat që mund t’i sjellë pushteti.

Ndërkohë, ende pa e marrë detyrën e kryeministrit, VMRO-DPMNE-ja opozitare doli me një komunikatë ku zotin Xhaferi e quan dezertor, ndërsa Lidhjen Social Demokrate në pushtet një “parti tradhtare që ia dhuroi shtetin BDI-së”.

 

 

“Lidhja Social Demokrate lejoi edhe një përulje të popullit maqedonas, vetëm për t’i shpëtuar kolltuqet dhe veprimet korruptive”, thuhet më tej në reagim, ndërsa vëren se pozita e popullit maqedonas është vënë në atë të qiraxhiut. “BDI-ja nuk ka numër deputetësh as vota që të ketë kryeministrin e shtetit”, vazhdon reagimi i partisë opozitare maqedonase.

Megjithatë, VMRO-DPMNE ka dy ministra dhe tre zëvendës-ministra në kabinetin e Talat Xhaferit. Ligjvënësit e saj abstenuan gjatë votimit të djeshëm të qeverisë teknike.

Analisti Seladin Xhezairi vlerëson se VMRO-ja do të vazhdojë mospërfilljen ndaj zotit Xhaferi, por se ministrat nga radhët e saj nuk do të mund t’i shmangen zotimeve të përcaktuara me ligj./O.S

Të fundit

Zjarr në vendgrumbullim mbetjesh në Fier-Patos, tymi i dendur mbulon zonën

Një vendgrumbullim mbetjesh urbane në zonën e Portëzit, përgjatë aksit Fier–Patos, u përfshi nga flakët mëngjesin e kësaj të...

Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes

Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat bazë të sigurisë. Drejtori i...

‘Teknologjia e kursyer’ mund të ndërtojë një botë më të mirë për të gjithë ne

Titanë si Musk do të donin të na bindnin se inovacioni do të thotë zgjidhje që vijnë nga lart-poshtë dhe që pasurojnë vetëm të...

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht nga talenti apo fiziku, por...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Lajme të tjera

Web TV