Abuzimet me të mitur, Qendra Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve ngre alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Abuzimet dhe dhuna fizike dhe psikologjike në familje dhe tek fëmijët janë shtuar në masë në shoqërinë shqiptare.

Borjana Dine nga Qendra Kombëtare për Mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, në analizën e saj në një emision televiziv, i konsideron kambane alarmi shtimin e rasteve dhe abuzimeve të tilla në vend.

Për të fenomenet më shumë po nxiten sepse po zbehen, ndërkohë që drejton gishtin nga shoqëria që më shumë raste hesht dhe nuk raporton për rastet.

“Duhet marrë në konsiderate që i tërë muaji janar, duke nisur nga data 4 janar që kur ndodhi rasti i parë dhe deri tani, janë disa raste dhe për hir të së vërtetës nuk po kanë fund, dhe çfarë është më jo normale është fakti se rastet janë disa precedenca që janë dukur sikur nuk kanë ekzistuar, që në fakt kanë qenë aty. Në fakt kemi të bëjmë këtu me një kambanë alarmi se ku po jetojmë dhe çfarë po ndodh me shoqërinë tonë dhe si po nxitet ndoshta i gjithë ky fenomen.

Çfarë po ndodh me to sepse duket sikur fenomenet më shumë po nxiten sesa po zbehen, pra kemi të bëjmë me një proces që nuk është fort normale por nga ana tjetër nuk po kanë fund. Kështu qe duhet të marrim përsipër që secili nga çdo institucion edhe vet shoqëria, të bëj një punë edhe në aspektin e raportimit, por heshtim dhe kjo heshtje nuk është e drejtë.”, tha Dine.

Sipas Dines, evidentimi i rasteve me abuzime psikologjike dhe fizike mund të bëhet edhe në shkolla nga mësuesi i cili në bashkëveprim me psikologen e shkollës do të njoftonte për raste abuzive që nisin në familje.

“E vërteta tregon se nuk po funksion diçka siç duhet. Nëse do të kishte funksionuar do të thotë se do të kishim pasur parandalime shumë të më hershme sesa të shkojnë ne humbje jete dhe trauma shumë të mëdha.

Pikëpyetja qëndron në faktin se a po bëjnë mësuesit detyrën e tyre apo përveç asaj që quhet detyra shkencore dhe dhënia e mësimit, apo po e bëjnë edhe detyrën e tyre humane, të kuptuarit fillimisht të fëmijëve më pas të orientohen te lënda që japin. Sepse problematikat shumë herë më të mëdha të kësaj shoqërie nuk janë se sa mirë duhet te jemi me mësime por sesa mirë duhet të jemi psikologjikisht. Kemi të bëjmë më një shoqëri të rënduar psikologjikisht në shumë forma dhe mënyra.

E dyta, edhe psikologu i shkollës duhet të jetë më evident dhe më vigjilent. Nuk mund ti marrim dot të mirëqena që një fëmijë është kështu dhe ta lemë.

Jo ka gjithmonë një arsye se pse një fëmijë është ashtu siç është dhe a është interesuar ndonjëherë një prind për shkollën e fëmijën dhe nëse po a ka qenë ai emocionalisht ai i shëndetshëm, i qetë, a është neglizhent për fëmijët e tij, etj.”, tha Dine.

Lexo edhe :  Sa para kanë dërguar emigrantët e Kosovës për familjet? Zbulohet shifra

Për përfaqësuesen e Qendrës Kombëtare për Mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, një fëmijë i abuzuar fare lehtë mund të tregojë në shkollë për gjendjen e tij, ndaj dhe vëzhgimi ndaj tij duhet te jetë më i madh.

“Një fëmijë tregon të vërtetën ne shkollë sepse ai është më gjatë në atë ambient.

Në mendimin tim mësuesit kanë ne rol definitiv se janë më afër fëmiut në shkollë dhe duhet të kenë një rol bashkëpunues me psikologun shkollor, t’i orientojnë detyrat dhe gjërat dhe të shohim më pas se si mund te jenë hapat e mëtejshëm ka nevojë për këtë fëmijë apo jo.”, përfundoi Dine./e.t

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV