BSH: Zgjatet edhe 1 vit marrëveshja e huasë me Bankën Qëndrore Evropiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

BSH: Kredia 400 mln Euro e nevojshme ndaj pasigurive financiare

Banka e Shqipërisë e ka shtyrë edhe për një vit marrëveshjen me Bankën Qëndrore Evropiane për huanë e likuiditeteit. Linja e kredisë prej 400 mln Euro u miratua për herë të parë në vitin 2020, pas shpërthimit të pandemisë dhe kishte si qëllim sigurimin e likuiditetit në Euro për institucionet financiare të vendit, nëpërmjet Bankës Qëndrore.

Në raste kur ka kërcënime për tregjet financiare, BQE ofron Euro kundrejt një forme të përcaktuar si kolateral. Pavarësisht se deri tani kjo marrëveshje huaje e kolateralizuar (REPO) nuk ka qenë e nevojshme të përdoret, Banka e Shqipërisë vlerëson se ky instrument rezervë mbetet mbështetës për stabilitetin monetar dhe financiar të Shqipërisë, në kuadër të pasigurive të shtuara, që vijnë nga vazhdimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme, dhe rreziqet e tyre potenciale për ekonominë globale dhe tregjet financiare.

Banka e Shqipërisë disponon sasi të konsiderueshme të instrumenteve të tilla, si pjesë e portofolit të rezervës valutore./O.S

Të fundit

Irani sekuestron cisternën që transportonte 2 milionë litra karburant kontrabandë

Një cisternë e huaj është sekuestruar nga Irani në Gjirin e Omanit për kontrabandë të 2 milionë litrave karburant,...

“Human” – Historia në formën e saj më tërheqëse dhe ngjitëse

Nga Jack Seale “Nuk ndihmoj dot,” thotë Ella Al-Shamahi. “Më kujton Zotin e Unazave!” Nuk është e lehtë të bësh parahistorinë të kuptueshme, por një...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja?/ Me sa blihen dhe shiten sot euro dhe dollari

Sot, më 16 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83.2 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 97.2 lekë dhe shitet 98 lekë. Franga...

Shteti i Muçit përballë Bardhës së Rigonit

Auron Tare Video e Bardhës, shitëses së njohur të tregut të perimeve në Sarandë që debatonte me Muçin përfaqësuesin e Bashkisë së Qytetit u bë...

Rrëmbimi i ish-agjentit të FBI, në kërkim ish-ambasadori iranian në Shqipëri

Zyra e FBI-së në Uashington publikoi këtë të hënë postera për kërkimin e informacionit, të cilët paraqisnin tre oficerë të lartë të inteligjencës iraniane, që dyshohet...

Lajme të tjera

Web TV