I zmadhuan gjoksin me fotoshop, deputetja shpërthen në akuza ndaj televizionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

AUSTRALI- Një televizion australian lajmesh ka kërkuar falje pasi ka transmetuar një foto të ligjvënëses Georgie Purcell, duke i zmadhuar gjoksin dhe ekspozuar mesin e saj. Në një postim Georgie Purcell shkruante se është treguar e përmbajtur në momentin që ka parë lajmin.

“Kam duruar shumë dje. Por, fotoshopi i trupit dhe veshjes sime nga një media nuk ishte në kartën time të bingos. Vini re gjinjtë e zmadhuar dhe veshjet që do të bëhen më zbuluese. Nuk mund ta imagjinoj që kjo t’i ndodhë një deputeti mashkull. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mua, ka të bëjë me mënyrën se si ne i trajtojmë gratë më gjerësisht,” shkroi ajo.

Hugh Nailon, drejtori i 9News Melbourne, kërkoi falje, duke fajësuar automatizimin nga Photoshop për krijimin e një imazhi që nuk përputhet me origjinalin, pasi iu ndryshuan përmasat. Edhe pse nuk ishte e bindur nga arsyetimi, Purcell tha se pranoi faljen, duke shtuar se ky redaktim seksist ishte diçka që nuk duhet të ndodhi më./O.S

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV