Park urban në Spitallë, Bashkia e Durrësit shpall fituesin për projektimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Durrësit synon të ndërtojë një park urban që ka në thelb transformimin e jetës së komunitetit në Spitallë. Së fundmi u njoftua edhe fituesi i procedurës, kompania IDEAL CONSTRUCTION AND PROJECTION (I.C.P) që ka për detyrë projektimin e këtij parku në njërën nga zonat që ka fituar zhvillim të ndjeshëm viteve të fundit.

Në dokumentet e procedurës Bashkia argumenton se çfarë parashikohet të përfshijë ky park urban që nis nga linjat e kalimit për këmbësorët dhe pista për biçikleta tek zonat për shërbime.

“Projekti parashikon krijimin e një parku që do të përbëhet nga linja kalimi këmbësor dhe pista për biçikleta të parashikohet krijimi i stacioneve me pajisje sportive për aktivitete fizike në natyrë. Në zonën e parkut duhet të ketë dhe zona të dedikuara lojërave për fëmijë, si dhe zona për shërbime. Objektivi i këtij projekti është rikonceptimi i hapësirave publike përgjatë aksit rrugor duke synuar gjenerimin e ambienteve te jashtme që do të promovojnë jetën në komunitet dhe hapësira të dedikuara për banorët e zonës për aktivitete të ndryshme” thuhet në dokument.

Bashkia nënvizon se një tjetër element i rëndësishëm i projektit është shtimi i biomasës në zonë, ku parashikohet shtimi i gjelbërimit të lartë dhe të ulët përgjatë gjurmës së ndërhyrjes dhe krijimi i xhepave të gjelbër të cilat do mundësojnë një hapësirë publike të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve në komunitet.

“Përgjatë gjurmës së ndërhyrjes parashikohet ndërtimi i korsisë të biçikletave. Kjo infrastrukturë thjeshtëson aksesin për banorët. Në përfundim të investimit, banorët e zonës do të kenë mundësi të aksesojnë një hapësire publike të rikualifikuar e cila përmbush nevojat për zhvillimin e një jete me cilësore. Kjo ndërhyrje do të ndikojë pozitivisht duke rritur ndërveprimin social në komunitet me hapësira të sigurta dhe komode për lëvizshmerinë e të gjitha grupmoshave në një peizazh të gjelbërt dhe të plotësuar me facilitetet urbane të përshtatshme” thuhet në dokumentet e Bashkisë.

Lexo edhe :  Fshatrat e shkrumbuar të Gramshit/ Skënderbegas, banorët: Pamë ferrin me sy

Lidhur me qëllimin argumentohet se ndërhyrjet në këtë zonë janë të nevojshme me qëllim që ky projekt: Të rigjenerojë zonën si nga ana fizike ashtu edhe nga ana urbane e vizuale; të ofrojë kushte dhe mundësi më të mira rekreative për banorët; të nxisë zhvillimin e aktiviteteve rekreative në zonë nëpërmjet nyejve të posaçme rekreative; të rrisë frekuentimin e zonës ; të unifikojë vizualisht e funksionalisht zonën./ E.T

Të fundit

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje...

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere!

Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit, si dhe për infermierë...

Parashikimi i motit për sot, kthjellime e alternime vranësirash

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime...

4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi,  ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një pishinë. Vogëlushja, vajzë e vetme...

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë është përmbysur në autostradën...

Lajme të tjera

Web TV