Vaksina e fruthit shkakton autizëm? Alimehmeti del garant: Shkenca e rrëzoi si tezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fruthi është kthyer ne shqetësim në rang vendi. Në “Frontline” në Report TV mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar se fruthi quhet sëmundje riemergjente dhe po shfaqet sepse po bie vaksinimi.

Ndërkohë që numrat vijojnë të rriten, mjeku Ilir Alimehmeti ka bërë thirrje që të gjithë t’i kushtojnë rëndësi vaksinimit.

“Fillimisht fillon me temperaturën, njollat e para, i japin emrat sëmundjes. Shumica e rasteve kalojnë pa ndërlikime. Fruthi  është më i vështirë, të lodh më shumë se gripi për ta kaluar. Është virusi më ngjitës që njohim. Fruthi është virusi më transmetues që njohim, nuk ka më transmetues se ai. E vetmja mënyrë për ta mbajtur nën kontroll është vaksinimi. Quhet sëmundje riemergjente, po rishfaqet, jo vetëm te ne. Shfaqet sepse po bie vaksinimi. Nëse një person është në shtëpi dhe është infektuar do izolohen dhe anëtarët e tjerë të familjes”, tha Alimehmeti në një intervist ëme gazetaren Marsela Karapanço.

Epidemiologu Alimehmeti, bën një thirrje për sa i përket njerëzve që mendojnë se vaksinat kundër fruthit, shkaktojnë autizëm. Ai u shpreh se arsyeja pse autizmi është në rritje, ka të bëjë me ndotjen ambientale dhe jo me vaksinat. Sipas tij, nëse kjo do të ishte e vërtetë, rënia e vaksinave do të ishte e barabartë me uljen e autizmit. Masdje mori shembull brezin e vjetër, i cili e kishte të detyrueshëm që të vaksinohej në shkolla për fruthin, ndërkohë numri i të prekurve me spektin autik ishte më i ulët.

“Për fruthin nuk kam rezerva për vaksinimin siç kam pasur në rastin e COVID që dhe e kam thënë. Është një vaksinë qe e njohim prej dekadash. Ndodhi një lidhje me shfaqjen e sëmundjes së spektrit autik. Është një artikull me 12 vetë që ndezi një sinjal të kuq. Ne ngremë pyetje dhe shkojmë gjejmë prova. U bënë studime për një çerek shekulli dhe kemi parë që s’ka asnjë lidhje. Vaksina e fruthit është duke rënë. Rastet e autizimit janë shtuar. Nëse do ishte ky shkaku atëherë duhet të binin dhe ato. Brezi jonë jemi vaksinuar gati të gjithë por në brezin tonë sa ka qenë. Sot që flasim ka vaksinim më të madh në zona rurale sesa në ato urbane. Ku janë rastet më të shumta?”, shtoi më tej mjeku./O.S

Të fundit

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të...

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte një sfidë e rëndësishme për...

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15...

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u dërgua në huazim te Monaco,...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lajme të tjera

Web TV