E reja vdiq pas operacionit tek “Amerikani”,vëllai telefonon mjeken:Çfarë doktoreshe je?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arenc Hasalla, vëllai i së ndjerës Lirida Hasalla e cilahumbi jetën në spitalin ‘Amerikan 2’ pas një ndërhyrje estetike, ka telefonuar doktoreshën Rezarta Kapaj e cila operoi të motrën duke e akuzuar atë për ngjarjen e rëndë të ndodhur.

Vëllai i 28 vjeçaren, akuzoi mjeken për neglizhencë duke thënë se nuk ka parë fare kartelën mjekësore të Liridës e cila ishte me kancer.

Ndërsa mjekja e cila i kërkon të mos e bëjnë një bisedë të tillë në telefon, thotë se kjo ishte një fatkeqësi që ndodhi por thekson se e ndjera i kishte thënë se ishte shëruar nga ndërhyrja që kishte patur në Belgjikë.

Biseda telefonike mes Arenc Hasallës dhe doktoreshës që operoi të ndjerën:

Arenc Hasalla: Unë jam i vëllai i së ndjerës Irida. Më thuaj si e more kartelën e saj në dorë dhe cfarë dije ti për Iridën.

Mjekja Rezarta Kapaj: Nuk më duket e përshtatshme të flasim në telefon, nuk u takuam dot jashtë…

Arenc Hasalla: Sot kanë ardhur nga Belgjika 500 fleta ku thuhet se ka qenë me kancer

Mjekja Rezarta Kapaj: Ajo mua më ka gënjyer…

Arenc Hasalla: Për çfarë të ka gënjyer, analizat i ke bërë? Kartelën e ke parë… kush ka firmosur?

Mjekja Rezarta Kapaj: Vetë ka firmosur! Sapo erdha nga komisariati i policisë. Nuk thashë që nuk ka bërë ndërhyrje por më ka thënë se ka qenë e shëruar. Pse do ta merrja unë një të sëmurë…

Arenc Hasalla: Si i ra trombozë motrës time dhe ti nuk i kishte vendosur corapet e trombozës, isha unë aty

Mjekja Rezarta Kapaj: Ju lutem, kjo ishte një fatkeqësi

Arenc Hasalla: Ti mua do më përgjigjesh për shpirtin e motrës time, nuk i dua ato lekë. Një njeri me kanxcer nuk pranon narkozë, cfarë doktoreshe je, ku je diplomuar?!

Lexo edhe :  Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan

Mjekja Rezarta Kapaj: Nuk ia kam vendosur unë narkozën por anestezisti. Ju lutem tani…

Lidhur me rastin ka reaguar dhe Spitali Amerikan. Në një njoftim për median, spitali thotë se bëhej fjalë “për një ndërhyrje rutinë e kryer sipas protokollit mjekësor pasi janë kryer të gjitha kontrollet, konsentet dhe analizat pre operatore të nevojshme”

Spitali thotë ndër të tjera se 28 vjeçarja ka “pësuar një përkeqësim të menjëhershëm nga një komplikacion post operator mjaft i rëndë dhe me shkallë të lartë mortaliteti, i cili është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale”./O.S

Të fundit

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se...

OKB, teksa mbush 80 vjet me një botë në krizë, ajo duhet të rifitojë guximin

Martin Griffiths* Ditëlindjet duhet të jenë një kohë festimi, por kur ish-kolegët e mi të Kombeve të Bashkuara të mblidhen muajin e ardhshëm për të...

Shkurton distancën Tiranë-Korçë, rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit

Investimi i ri në rrugën Qukës-Qafë Plloçë në Pogradec po merr gjithnjë e më shumë formë, duke premtuar jo vetëm një rrugë më të...

Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

Në Shqipëri, në fund të vitit 2024 kishte 11.9 mijë të huaj që kishin marrë lejë qëndrimi për të punuar, sipas të dhënave që...

“Hiqni miqësinë me hebrenjtë në Facebook!” Propozimi që ndezi polemikat në Itali

Deklaratat e një profesori italian të Drejtësisë në Universitetin e Palermos, i cili propozoi që qytetarët italianë të heqin nga lista e miqve në...

Lajme të tjera

Web TV