E rëndë/ Po punonte në shtyllën e tensionit, rrëzohet elektriçisti në Bulqizë (Emri)

Një elektiçist është rrëzuar nga shtylla në fshatin Kovashicë, në njësinë Administrative Shupenzë ditën e sotme.

Mësohet se shtetasi Y.B ka qenë duke punuar kur është rrëzuar dhe si pasojë ka mbetur i lënduar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30.

Elektriçisti është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./e.t