Kostot e patentatave/Shoqata e autoshkollave nuk bie dakord,kërkohet formalizimi i tregut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 16 janar DPSHTRR ka bërë rishikimin e një sërë tarifave për shërbimet e lejedrejtimit, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 5 shkurti.

Regjistrimi për provimin e teorisë është bërë 2000 lek, ndërsa regjistrimi për provimin e praktikës për kategorinë B është bërë 1800 lek. Ndryshime ka edhe për tarifat e riprovimeve, ku për teorinë, kategoria B është bërë 2200 lek, ndërsa për kategoritë e tjera shtesë, 2800 lek. Gjithashtu tarifa për testin e rimarrjes së pikëve është vendosur në 5000 lek.

Ndryshime ka dhe për tarifat e kartonit të patentës. Ato janë rritur me 1000 lekë, por afati i tyre është zgjatur në 15 vjet. DPSHTRR thotë se kjo i kursen qytetarëve para. Rritje ka pësuar edhe tarifa për kartonin e patentës ndërkombëtare në 1000 lek, por afati i vlefshmërisë është zgjatur në 3 vite.

Grupmosha mbi 65 vjeç ka lehtësinë më të madhe pasi për ta tarifa e patentës ulet në 2000 lek me afat 15 vite.

Shoqata kombëtare e autoshkollave shprehet e shqetësuar për njoftimin pasi sipas tyre nuk kanë qenë pjesë e konsultimeve, ndërsa kostot për patentat e reja rriten me minimalisht 5000 – 6000 lekë.

Shoqata e autoshkollave kërkon formalizimin e mëtejshëm të tregut.

Në një marrëveshje gjatë vitit të kaluar DPSHTRR dhe shoqatat e autoshkollave miratuan çmimet për një orë mësimi, gjë që solli mjaft reagime për rritjen e tarifës. Vendimi u shty për hyrjen në fuqi, pasi autoriteti konkurrencës vendosi të pezullojë marrëveshjen si cenim i konkurrencës në treg./O.S

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV