Miratohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë dhe dhënia e bonusit të qirasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot, vetëm me votat e mazhorancës, ndihmën ekonomike për familjet në nevojë, si dhe dhënien e bonusit të qerasë për familjet e evakuuara nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019.

Por, ashtu si në mbledhjet e fundit të këshillit, edhe sot këshilltarët e PD së Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Arlind Qorit u bashkuan për të mos votuar dhënien e ndihmës ekonomike dhe bonusin e qirasë për të pastrehët. Teksa i sheh çdo ditë të politizojnë çdo kauzë, sot ekstremi i djathtë e i majtë i politikës u bënë bashkë të mos votoheshin vendimet e ndihmës ekonomike dhe bonuset e qerasë për të pastrehët, madje duke mos lënë as Kryetarin e Bashkisë të marrë fjalën e të arsyetojë vendimet.

“Do kishit votuar ndihmën ekonomike dhe qiranë. Po ju s’keni as din, as iman, as Zot, as atdhe as asnjë gjë”, u tha kryebashkiaku Veliaj në fund të mbledhjes.

Një nga vendimet që ata refuzuan të votojnë ishte edhe ai për miratimin e pagesës së qirasë sipas vlerës së tregut të lirë për familjet që preken nga rindërtimi në zonën e Kombinatit dhe ato të zonës së “5 Majit”. Kujtojmë që gjatë zgjedhjeve të majit 2023-s, opozita tentoi që të bëjë fushatë me këto familje në nevojë, ndërkohë që sot kur zgjedhjet kanë përfunduar, refuzon që të miratojë ndihmën ekonomike dhe bonusin e qirasë për këto familje./e.t

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV