Spanjë/Goditen “super shtëpitë e barit” me 2500 rrënjë kanabis, në pranga katër shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia spanjolle ka çmontuar një makro kultivim “të brendshëm” me afro 2500 bimë marijuane në një magazinë industriale në Cuarte de Huerva. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar katër persona të kombësisë shqiptare të moshave 23 deri në 33 vjeç.

Ky biznes i paligjshëm kryhej në një magazinë të pajisur plotësisht për kultivimin e marijuanës, kishte hapësira të ndryshme në varësi të rritjes së bimës.

Gjithashtu kishte një hapësire për të banuar tre persona, që ruanin plantacionin. Zëdhënësja e Gardës Civile, Ana Cristina Ortin, shpjegoi se “ata kishin gjithçka të nevojshme për rritjen e bimëve

Ato ishin të pajisura me një sistem ndriçimi, lagështimi dhe ajrimi”. Gjithashtu, plantacioni ishte i lidhur me rrjetin publik. Gjyqtari ka urdhëruar paraburgosjen në Zuera të tre rojeve shqiptarë, por edhe të një personi tjetër, me precedentë të shumtë, i ngarkuar me ushqimin e të arrestuarve të tjerë./O.S

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Thellohet rënia e lindjeve, 6-mujori 6.5% më pak, shtesa natyrore drejt zeros

Rënia e lindjeve po thellohet nga viti në vit, duke sinjalizuar zhvillime negative në demografinë e vendit në dekadat...

Gramshi nën “pushtetin” e flakëve, kreu i Urgjencës Kombëtare: 6 banorë në spital

Gramshi po përjeton momente dramatike lidhur me situatën e zjarreve. Disa fshatra janë përfshirë nga flakët, teksa për shkak të terrenit, ndërhyrja është e vështirë,...

PD denoncon Kadastrën: Ka rritur tarifat për shërbimet me 70-80% ndaj qytetarëve

Përmes një deklarate për shtyp, Partia Demokratike denoncon abuzimet që sipas saj po bën Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Deputeti i zgjedhur i PD-së, Blendi Himçi, thotë se...

“Përvëlim në vjeshtë”/ Një Shtator me temperatura jashtë normales

Grafikët e Meteo që paraqesin devijimet e temperaturës mesatare për shtatorin – Vlerat më të larta në Evropë shënohen në Francë dhe në Ballkan,...

Fabrikat e armëve trefishohen, Europa armatoset deri në ‘dhëmbë’

Fabrikat e armëve në Europë po trefishohen duke mbuluar mbi 7 milionë metra katrorë të zhvillimit të ri industrial. Ky hov përfaqëson një shkallë...

Lajme të tjera

Web TV