“Dikur vendosja semaforë në Astir”/ Aktori i humorit rrëfehet si asnjëherë më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eglein Laknori është një nga aktorët e humorit më të njohur në Shqipëri. Në një intervistë për programin e mëngjesit Vila24 ai ndau momente nga jeta e tij përtej profesionit duke zbuluar se cilat kanë qenë punët e para që ka bërë duke këshilluar të gjithë të rinjtë që ta duan punën cilado qoftë ajo.

“Unë kam bërë çdo lloji pune në jetë, dikur nuk kam bërë këtë punë që bëj sot. Kam punuar kamarier, banakier, kam vendosur semaforë dikur në Astir, kam lyer me bojë në projekte të ndryshme, kam punuar si shofer. Është shprehja klasike që puna është nder por i këshilloj të gjithë të punojnë se puna është realisht nder”- tha Laknori për News24 duke zbuluar dhe për raportin me bashkëshorten e tij Ana me të cilën ka disa vite martuar.

“Është koha e darkës, shkoj marr Anën nga puna dhe më pas na pëlqen të pimë një birrë të dy ose një gotë verë, e kemi si ritual. Më pas shkojmë në shtëpi dhe zgjedhim të shohim ndonjë film ose diskutojmë sesi na ka shkuar dita”- shtoi Egleini në këtë rrëfim./e.t

Të fundit

Xavi i përgjigjet talentit brazilian: “Polemika të kota, nuk parashikohej të ishte këtu”

Ditët e fundit në ambientin e Barcelonës po diskutohet shumë rreth Vitor Roque. Sulmuesi u afrua në merkaton e...

VIDEO/ Momenti i atentatit ndaj kryeministrit sllovak, truprojat ndërhyjnë për të…

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico mbeti i plagosur mesditën e sotme nga një atentat me armë zjarri përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin...

Orinda Huta dhe Adrola Dushi bien pre e grabitjeve në Romë: Mirë që s’na morën kokën

Moderatorja e njohur Orinda Huta dhe për koincidence, në të njëjtën kohë edhe bukuroshja Adrola Dushi kanë rënë pre e një grabitjeje gjatë një...

Ca pak orë luftë për të “pushtuar” Athinën me degë ulliri

Nga Lorenc Vangjeli Dilemat e tjera që nuk po i zgjidhte dot askush vinin dhe nga padakordësia nëse do të kishte më shumë gaz apo...

Reforma Zgjedhore/ Celibashi: Vota e emigrantëve të kryhet përmes internetit

Pas mbledhjes së Grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi për mediat se votimi elektronik më 2025 mund të...

Lajme të tjera

Web TV