Studimi: Besimtarët i respektuan masat anti-Covid më shumë se ateistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e Covid dhe kufizimet në lidhje me këtë infeksion kanë bërë shumë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar të pakënaqur, por rritja e pakënaqësisë ishte më e vogla tek njerëzit fetarë.

Këtë e tregon hulumtimi i publikuar këtë të mërkurë nga Universiteti i Kembrixhit, i cili është kryer në mesin e pothuajse 4000 të anketuarve.

Edhe në 29 për qind të rasteve, njerëzit fetarë i respektuan shumë më lehtë kufizimet e vendosura për Covid sesa të anketuarit që u deklaruan ateistë.

Studiuesit ekzaminuan gjithashtu intensitetin ose forcën e besimit dhe zbuluan se njerëzit që pretendojnë se janë shumë fetarë dhe se feja është shumë e rëndësishme për ta, përjetuan 50 për qind më pak pakënaqësi dhe shqetësim të shkaktuar nga kufizimet.

Ky studim tregon qartë, pohon një nga autorët e hulumtimit, prof. Saun Lacrom, se intensiteti i besimit është i rëndësishëm kur njerëzit përballen me një krizë.

Edhe kur rezultatet e reja krahasohen me studime të mëparshme apo të dhëna statistikore mbi fenë, përftohen tregues të ngjashëm, të cilët tregojnë se gjasat për depresion dhe forma më të rënda të kësaj sëmundjeje janë një të pestën më të ulët tek besimtarët sesa tek ateistët.

Hulumtimi i ri tregon se kishte shumë pak ndryshim në rolin efektiv të besimit, pavarësisht nëse ishin të krishterë, myslimanë apo anëtarë të fesë hindu.

Megjithatë, shton Lakrom, dallime të konsiderueshme në sjellje dhe nivel të pakënaqësisë janë vërejtur në rastet kur objektet fetare, dmth. kishat, xhamitë apo tempujt ishin të mbyllura dhe të paprekshme për besimtarët për një kohë të gjatë./E.Ç

Të fundit

VIDEO/ Momenti kur shpërthen vullkani në Rusi, për herë të parë në 600 vjet

Disa pamje mahnitëse kanë kapur momentin kur një vullkan në Rusi shpërtheu në mënyrë dramatike për herë të parë...

Altin Prenga i përgjigjet Fevziut: Turizmi shqiptar është në një nga momentet më të mira

Pas deklaratës së gazetarit Blendi Fevziu, i cili u shpreh se “turizmi në jug të Shqipërisë ka dështuar këtë vit”, ka ardhur një reagim...

Mbytet anija me 154 emigrantë. Humbin jetën 68 persona, 74 të zhdukur

Një anije është mbytur në brigjet e Jemenit, duke lënë të vdekur 68 emigrantë afrikanë dhe 74 të tjerë të zhdukur. Agjencia e migracionit e...

“Vdekje për shqiptarët”, një thirrje për alarm

Nga Lutfi Dervishi Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”" bëhen në publik, në Kumanovë, gjatë një ndeshje basketbolli, para një kryeministri që...

Metës i komunikohet mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK

Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish presidentit dhe kreut të lirisë Ilir Meta. Avokati Kujtim Cakrani i...

Lajme të tjera

Web TV