Shtyrja e seancës për Berishën/ PD: Skemë për t’i hequr mandatin, por nuk mund ta ndalin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Çështjeve Ligjore në PD-në, Ivi Kaso, ka reaguar në lidhje me shtyrjen e seancës së sotme në GJKKO për kreun e PD-së, Sali Berisha, i cili ka ankimuar vendimin e SPAK që nuk e ka lejuar të shkojë në Kuvend.

Kaso shprehet se kjo është një skemë e Prokurorisë dhe Gjykatave për t’i hequr mandatin Berishës, por shton se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Deklarata e plotë:

Prokuroria dhe Gjykatat e pushtetit vijuan sot zbardhjen e skemës antikushtetuese, për t’i hequr mandatin e dhënë nga shqiptarët deputetit Sali Berisha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike.

Duke interpretuar njëherë ligjin dhe një herë Maliqin, SPAK dhe gjykatat shtyjnë pafund një ‘çështje’ kaq të thjeshtë, siç është leja administrative për deputetin, ende pa asnjë akuzë, Sali Berisha, për të shkuar në parlament e për të ushtruar mandatin legjitim.

Me pretekstin e mosmarrjes së njoftimit personalisht nga Sali Berisha, ndonëse provohej me dokumente plotësisht se njoftimi nga zoti Berisha ishte marre dhe ne një standard i dyfishtë që gjykatën s’e ka penguar më parë për të marrë masë sigurie ndaj Sali Berishës pa e njoftuar fare atë, e njëjta gjykatëse sot shtyu seancën për një jave vetëm qe te zvarritet çështja me forma antiligjore, të pajustifikuara dhe antikushtetuese.

Synimi i pushtetit është një dhe i qartë. Tentative për mbylljen e gojës së Sali Berishës, jo vetëm në selinë e Partisë-shtëpi e demokratëve, por dhe në selinë e Kuvendit që duhet të ishte shtëpia e qytetarëve. Strategjia finale: djegia e mandatit.

E sigurojmë Ramën, SPAK-un dhe mballoma të tjetra të pushtetit, se asnjë marifet apo artific ligjor nuk mundet të cenojë mandatin e Sali Berishës. Ai mandate është besim dhe përgjegjësi që i buron nga vota dhe sakrificat e mijëra demokratëve, jo dhuratë nga bandat e pushtetit, që merret njëherë në katër vjet me autoblinda dhe cash.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit/ Noka: Nga administrata deri tek SHISH u shndërruan në patronazhistë

Sado të përpiqen veglat gjyqësore të regjimit, asgjë nuk mund të ndalë deputetin Sali Berisha të ushtrojë mandatin dhe t’i japë zë denoncimit të çdo padrejtësie që ndodh në këtë vend.

Partia Demokratike do të vazhdojë të monitorojë nga afër dhe të bëjë transparente për publikun çdo hap të kësaj farse gjyqësore ndaj deputetit Berisha. Ne do ju dëshmojmë shqiptarëve sa larg pritshmërive të tyre dhe standardeve të një shteti demokratik janë organet e reformës në Drejtësi te kontrolluara ne çdo qelize nga Edi Rama. Gjithashtu se një drejtësi e kapur politikisht është më e rrezikshme për një vend që aspiron të bëhet demokratik, sesa mungesa e plotë e saj./O.S

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV