Reformë në shërbimin zjarrfikës? Ja çfarë paralajmëron ministri Balla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në të mesëm drejtues që fituan gradën në Akademinë e Sigurisë foli dhe për shërbimin zjarrfikës i cili do të reformohet. Në ceremoninë e certifikimit për 13 oficerët e nivelit të lartë e u shpreh për hartimin e një ligji të ri. “Jemi në fazën e parë të procesit, për ta shndërruar rrënjësisht këtë shërbim, por edhe me një qasje të re të Drejtorisë së Përgjithshme, e cila nuk do të ketë rol koordinues, por edhe udhëheqës.”, tha ai. Në raste emergjencash ministri i Brendshëm kërkoi bashkëpunim dhe angazhim të shpejtë të të gjitha strukturave.

“Kam një pasqyrë të kapaciteteve teknike në 61 bashkitë, situata nuk është ajo që do doja të kishim, por megjithatë nëse bashkojnë të gjithë forcat edhe me Emergjencat Civile, me Ministrinë e Mbrojtjes, dimë t’i koordinojmë, kemi një fuqi që na garanton përballimin me sukses të situatës së zjarreve apo fatkeqësi të tjera.”, tha Balla.

Gjatë sezonit të verës ku ka më shumë flukse turistësh ministri i Brendshëm sheh të nevojshme hapjen e stacioneve provizore të shërbimit zjarrfikës. Balla vlerësoi punën e efektivëve brenda e jashtë vendit dhe përsëriti se rritja e pagave të tyre është në vëmendje të qeverisë./e.t

Të fundit

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Gaza, Trump organizon një takim me Tony Blair

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të dërguarin e tij në Lindjen...

Mbushën me kokainë Anglinë, dënohet banda e shqiptarëve

Një grup i strukturuar kriminal shqiptar, i përfshirë në trafikun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me burgime që variojnë nga 16...

Lajme të tjera

Web TV